Pak kohë më parë Rita Ora dhe regjisori Taika Waititi u fotografuan në momente intime bashkë me aktoren Tessa Thompson.
Në imazhet e publikuara nga “Daily Mail”, treshja dukej shumë e afërt, pasi shkëmbenin me njëri-tjetrin puthje në buzë dhe përqafime.
Së fundmi, këngëtarja me origjinë shqiptare është fotografuar për herë të parë në publik pas lajmeve se është përfshirë në një marrëdhënie treshe.
30-vjeçarja u pa në Los Angeles më veshje sportive ngjyrë të verdhë që i tregonin format trupore dhe muskujt e tonifikuar të barkut.
Ajo dukej e lumtur pasi në fytyrë kishte një buzëqeshje të madhe.
Mediat e huaja raportojnë se aktorja është zhvendosur në shtëpinë e regjisorit 45-vjeçar, gjatë kohës që po realizohen xhirimet e filmit “Thor”.
Ndërkohë Rita Ora dhe regjisori dolën publikisht si çift në fund të prillit pasi u paraqitën në premierën e “RuPaul’s Drag Race Down Under”.
Ëaititi ka dy vajza me regjisoren Chelsea Winstanley, kurse këngëtarja më parë ka qenë në një romancë me Calvin Harris dhe kantautorin Andrew Watt.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al