18 Mars, 2022

Pasi u pezullua nga Instagrami, në rrjet nis një peticion kundër Kanye West. Ja çfarë po kërkohet prej tij


Ngjarjet e fundit dhe sulmet e forta ndaj Kim Kardashian, Pete Davidson dhe jo vetëm mund t’i kushtojnë shumë Kanye West. Njerëzit duket se janë ndarë në dy grupe: ata që e suportojnë dhe i japin të drejtë reperit dhe ata që i konsiderojnë këto veprime jashtë normales.

E këta të fundit së fundmi po i bëjnë thirrje “Coachella”-s që ta heqë reperin nga lista e performuesve kryesor në festivalin muzikor të vitit 2022.

Me emrin “Kim-Pete”, një person nisi një peticion në Change.org të mërkurën duke thënë se organizatorët “duhet të kenë turp nga vetja” që i dhanë Ëest “një platformë” për të përhapur urrejtje ndaj ish-bashkëshortes së tij, Kim Kardashian dhe ndaj të dashurit të saj, Pete Davidson.

“Ne kemi parë Kanye të ngacmonte, manipulonte dhe lëndonte Kim, Pete dhe të tjerët për më shumë se një vit”, thuhet në peticion, i cili brenda pak orëve mori më shumë se 1,650 nënshkrime. “Është qesharake që po i lejohet ta bëjë këtë”, thuhet më tej.

Peticioni u krijua në të njëjtën ditë kur Instagrami pezulloi reperin e ashtuquajtur Ye për 24 orë pas sulmeve të tij të përsëritura ndaj Kim, Davidson, si dhe komedianëve Hughley dhe Trevor Noah. Artisti ka qenë duke e bullizuar yllin e SNL për disa javë radhazi, madje në videon e tij muzikore të re “Eazy” e kishte ‘varrosur të gjallë’.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al