Johnny Depp, vetëm pak javë më parë u shfaq me një pamje të re ndryshe nga ajo që kishim mësuar ta shohim. Ai bëri një ndërhyrje tek dhëmbët e tij, duke u shfaqur me një buzëqeshje të re.
Tashmë, aktori i njohur duket se është gati dhe për një ndryshim tjetër të madh. Sipas një raportimi të “Daily Mail”, ky ndryshim i ri është vetëm fillimi, pasi burimet pohojnë se yllin 61-vjeçar shumë shpejt mund ta shohim në një karrike duke bërë ndërhyrje plastike.
“Depp është shumë i vetëdijshëm sesi disa pjesë të trupit të tij janë konsumuar dhe tani po planifikon të kthehet në formë”, tha një burim për InTouch. “Ai dëshiron të ndërtojë muskuj dhe ndoshta të bëjë disa lifting të fytyrës. Pse jo;”
Një tjetër burim i tha “Radar” se Depp është gati të trajtojë barkun e tij, si dhe të investojë në bukurinë dhe kujdesin e lëkurës, flokët dhe pamjen e përgjithshme.
Aktori i njohur, së fundmi u shfaq në një postim në “Instagram” ku dukeshin dhëmbët e përmirësuar, pasi për vite më rradhë ai ishte temë diskutimi për këtë fakt.
Një klip i fundit që ka dalë në internet tregon aktorin me pushime në Bahamas. Konkretisht, ai ndodhet në një lokal dhe teksa bisedon me klientët dhe anëtarët e stafit, i duket buzëqeshja e re.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al
View this post on Instagram