Bruce Willis është diagnostikuar me demencë frontotemporale (FTD), njoftoi familja e tij.
67-vjeçari u diagnostikua me afazi, e cila shkakton vështirësi në të folur, në pranverën e vitit të kaluar, por sëmundja ka përparuar dhe atij i është dhënë një diagnozë më specifike.Deklarata për avancimin e gjendjes së tij u nënshkrua nga gruaja e tij aktuale, Emma Heming Willis dhe ish-gruaja e tij Demi Moore, si dhe fëmijët e tij Rumer, Scout, Tallulah, Mabel dhe Evelyn.
“Që kur e shpallëm diagnozën e afazisë së Bruce në pranverën e vitit 2022, gjendja e tij ka avancuar dhe tani kemi një diagnozë më specifike: demencë frontotemporale (e njohur si FTD). Fatkeqësisht, sfidat me komunikimin janë vetëm një simptomë e sëmundjes me të cilën përballet Bruce. Edhe pse kjo është e dhimbshme, është një lehtësim që më në fund të kemi një diagnozë të qartë”, thuhet në deklaratën e familjes. NHS tha se FTD shkaktojnë probleme me sjelljen dhe gjuhën dhe ndikojnë në pjesën e përparme dhe pjesët anësore të trurit.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al