4 Prill, 2022

Pasi u zbulua se punon si kameriere në Kanada, reagon ish-partnerja e Stresit


Ish-partnerja e Stresit, reperit emri i vërtetë i të cilit është Arkimend Lushaj, Keisi ka reaguar rreth punës së saj në Kanada. Panorama Plus publikoi disa foto, ku ajo shfaqej në krye të detyrës, teksa punon si kameriere në një club të Torontos. Në rrjetet e saj sociale, ajo publikon shpesh pamje nga club-i ku punon, por natyrisht duke mos prekur faktin që në këtë vend ajo shkon si staf, dhe jo si kliente.

Në një status në Instagram ajo shkruan se asnjëherë nuk e ka mohuar punën që bën e madje ka punuar që 18 vjeç.

“Unë kam punuar që 18 vjeç. Në asnjë moment nuk e kam mohuar punën apo të kem ndjerë turp. Punoj 5 ditët e javës në bakë dhe pasi mbaroj aty, punoj edhe në lounge. Kam qenë ajo që kam postuar, nuk më keni kapur gjë mat apo në turp. Jam shumë krenare se nuk jam shtirur kurrë të jetoj një jetë ndryshe nga kjo që jetoj. Punoj shumë dhe shijoj lekun tim, qoftë në darka, pushime apo veshje e çdo gjë tjetër”, shkruan Keisi.

Më pas ajo sqaron edhe se gëzon dhe do gëzojë gjithmonë respekt për Stresin, ish-partnerin e saj, duke bërë me dije se kanë raporte shumë të mira edhe pas ndarjes.

“Haptaz e kam treguar vendin e punës, vijnë shumë shqiptarë dhe më takojnë dhe flas me ta si një njeri normal. Jap gjithë këtë shpjegim sepse është turp të konsiderosh punën ulje dhe më vjen gjynah sepse i bie që nëse një femër në Shqipëri punon ju e quani ulje. Epo atëherë çfarë zgjidhje ju jepni femrave? Përtej kësaj dua të bëj dhe shumë të qartë se unë dhe Arkimendi do ruajmë përjetësisht një respekt shumë të madh për njëri-tjetrin. Gjithmonë më ka mbështetur dhe do e mbështes.”

Pasi lajmi u shpërnda me shpejtësi në rrjet, Stresi reagoi menjëherë.

“Të paktën punonte dhe ja dilte më së miri, ka lezet. Ka ekonominë e vet, gjithmonë kështu ka qenë, vajzë që s’pranonte asnjë cent nga askush. Vajzë e ndershme, e edukuar, jo po si shumica e vajzave ne Shqipëri që shkojnë me moshën e babes tim s’kanë pikë karakteri. Lum Kush ngel beqar ne Shqipëri se 80% nga mosha 17 e sipër janë degraduar”, shkruan Stresi në komentin për lajmin ku duket disi i revoltuar.

Kejsi dhe Stresi prej vitesh kanë qenë në një histori të komplikuar. Dyshja që patën një histori të gjatë, të celebruar edhe në martesë, i ka dhënë fund rreth 1 vit më parë, pas disa ndarjesh dhe ribashkimesh. Me sa duket, kjo ndarje ka qenë përfundimtare, duke mos pasur më dritë jeshile për raportin e tyre.

Por tashmë që gjithçka ka përfunduar, Stresi vijon jetën dhe karrierën e tij në Shqipëri, ndërsa Kejsi është rikthyer në Kanada.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al