25 Prill, 2021

Pasi u zgjodh moderatore e “Portokallisë”, zbulohen detajet e sherrit mes mes Fjoralba Ponarit dhe Nevina Shtyllës


Një bionde dhe një brune, që, pasi janë mësuar të ndajnë skenën si aleate, për herë të parë u përballën me njëra-tjetrën si kundërshtare për të fituar një vend pune.

nevina shtylla, fjoralba ponari (8)

Edhe pse këtë betejë në prapaskenë e fitoi Fjoralba Ponari si moderatore e spektaklit “Portokalli”, në fakt pritshmëritë më të mëdha i kishte për këtë pozicionin pune Nevina Shtylla, duke qenë se ishte bërë pjesë si e ftuar më parë e show-t dhe kishte ndjerë kimi me aktorët.

nevina shtylla, fjoralba ponari (11)

E pasi sezoni i ri i “Portokalli” startoi mbrëmjen e 14 marsit në televizionin “Top Channel”, sherri mes dy vajzave për një vend pune në television ishte mbajtur i fshehtë.

nevina shtylla, fjoralba ponari (4)

Ashtu siç u njoftua, në moderimin e këtij programi do të ishte Fjoralba Ponari në krah të Salsano Rrapit. Komentet drejtuar moderatores së re të emisionit ishin të shumta, teksa Fjoralba mori edhe bekimin e ish-moderatores, Xhemi Shehut.

fjoralba ponari (8)

“Suksese, e meriton!”, shkruante Xhemi në foton e Fjoralbës, duke e uruar dhe përgëzuar për perferomancën e saj. Por mësohet se për këtë spektakël ka garuar edhe moderatorja tjetër, Nevina Shtylla, ndaj fakti që Fjoralba e mori këtë pozicion dhe Nevina jo, i bëri njerëzit të dyshojnë se vajzat ishkolege kanë prishur tashmë marrëdhëniet me njëratjetrën, duke u konfrontuar.

nevina shtylla, fjoralba ponari (2)

Në lidhje me sherrin në paskuinta, por të mbajtur të fshehtë për gati dy muaj, është detyruar të flasë vetë publikisht Fjoralba, ndërsa ishte e ftuar në programin “Dilema sociale” në “Top Albania Radio”.

fjoralba ponari (1)

Tashmë nga pozitat e moderatores së “Portokallisë”, Fjoralba tregoi se ishte lënduar nga lajmet që qarkulluan në media e që mund të kishin dalë nga korridoret e teleizionit, pasi doli lajmi zyrtar.

fjoralba ponari (7)

Ajo tha se kishte hasur një energji shumë negative dhe më së shumti prej mediave, të cilët përkrahnin personazhe të tjerë dhe jo atë, dhe këtu me sa duket e kishte fjalën për Nevinën.

fjoralba ponari (2)

Fjoralba shtoi se “Portokallia” ka qenë një “mollë sherri” më së shumti prej artikujve të shkruar, duke lënë të kuptohet për një konflikt të nxitur nga persona të tjerë. Vetë Nevina nuk ka bërë asnjë koment deri tani, përveç faktit se me largimin nga televizioni do punojë për lançimin e brand-it të saj.

nevina shtylla, fjoralba ponari (10)

Kujtojmë që një episod i ngjashëm i betejës së dy vajzave për më shumë teren televiziv ka ndodhur para tre vitesh, kur Nevina i zuri vendin Fjoralbës në “Procesi Sportiv”.

fjoralba ponari (3)

Sezoni televiziv para tre vitesh, emisionin “Procesi Sportiv” e gjeti me ndryshime, pasi përkrah Edi Manushit nuk u pa më Fjoralba Ponari, por Nevina Shtylla. Kjo e fundit u largua nga emisioni “Jo vetëm modë” në Tv Klan” për të kaluar
tek “Top Channel”.

nevina shtylla, fjoralba ponari (5)

Pasi Fjoralba i zuri vendin, Fjoralba u pa në drejtimin e një emisioni që kishte lidhje me fëmijët dhe muzikën. Ndërkohë shfaqja e Fjoralbës në “Portokalli” ishte befasi për publikun, pasi tre muaj më parë si ajo dhe Nevina Shtylla u zhdukën në mënyrë të mistershme nga ekrani.

fjoralba ponari (3)

Me përfundimin e rubrikës “Beauty” në “E Diell”, Fjoralba Ponari vendosi të shkëputej nga ekrani. Gjatë një bisede me ndjekësit në “Instagram”, moderatorja tregoi se kishte vendosur të bënte një pauzë nga emisioni, por pa dhënë shumë shpjegime.

nevina shtylla, fjoralba ponari (9)

“Me përfundimin e ‘Beauty’ të dielën e ardhshme, kam vendosur të marr një pauzë. Si, qysh, tek, e zbulojmë në Q&A e ardhshme”, shkroi ajo. Më pas e ftuar te “Shqipëria Live”, Fjoralba tregoi arsyen e shkëputjes. Ajo tha se kisdhte nevojë
të rigjeneronte idetë që të rikthehet fuqishëm.

fjoralba ponari (4)

Me çfarë kemi biseduar me Edi Manushin, më ka thënë: ‘Do kesh gjithmonë një derë të hapur në ‘E Diell’ dhe sigurisht me një projekt që unë do ndihem komode. Në këtë moment që po flasim, kam nevojë për një pauzë të rigjeneroj energjitë e mia dhe pse jo të mos kthehem më fuqishëm sesa gjatë këtyre 2 viteve.

fjoralba ponari (4)

Këtë sezon nuk e mendoj një rikthim. Rrugëtimi im nuk mund të krahasohet në këtë moment që ne flasim me atë që kam qenë para 2 vitesh, sepse kam qenë totalisht pa eksperiencë. Tani jam rritur dhe kam kuptuar çfarë më qëndron më mirë në lëkurë si moderatore”,- u shpreh Ponari.

fjoralba ponari (7)

Por ndërkohë e vërteta qëndroi ndryshe, pasi ajo jo vetëm u rikthye, por në skenën e show-t të rëndësishëm e më të ndjekur të dielave. Po ashtu, edhe prezantuesja tjetër e “E diell”, Nevina Shtylla, u largua në mënyrë të mistershme nga ekrani.

fjoralba ponari (3)

Sipas burimeve pranë vajzave, “zhdukja” në mënyrë të papritur nga “E diell” e saj dhe Fjoralbës, në fakt, ishte një largim me stil që u ishte bërë nga drejtuesit. Në fillim, Nevina tha se ishte prekur me Covid-19, por s’vonoi shumë dhe zbuloi një tjetër arsye për shkëputjen nga televizioni.

fjoralba ponari (3)

Moderatorja pas një kohe të gjatë në televizion do të shkëputet për një periudhë të pacaktuar, thanë për gazetën “Panorama Plus” burime pranë saj.

fjoralba ponari (1)

Nevina që drejtonte disa nga rubrikat më të rëndësishme emisionin ‘E diell’, zbuloi se ishte infektuar me Covid-19 dhe kjo ishte arsyeja kryesore e shkëputjes, por jo e vetmja.

fjoralba ponari (8)

Gjatë një komunikimi me ndjekësit në “Instagram”, pyetjeve nëse do të rikthehet në ekran ose jo, moderatorja iu përgjigj duke thënë se ka marrë pushimet, pasi do që t’i dedikojë pak kohë vetes së saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al