19 Mars, 2022

Pasi u ‘zhduk’ nga Instagrami, Britney Spears rikthehet dhe bën veprimin e papritur


Britney Spears është rikthyer në Instagram pas një pauze dy-ditore por nuk ka shpjeguar përse është larguar.

Ylli i popit postoi disa selfie në llogarinë e saj ditën e premte, vetëm dy ditë pasi u ‘zhduk’ nga rrjetet sociale. Postimi i Spears në llogari mund të ketë qenë paksa i ‘çuditshëm’ për ndjekësit e saj pasi ajo nuk dha asnjë shpjegim pse vendosi të bëjë kët veprim.

Një burim i tha ‘UsWeekly’ se Britney ‘zgjodhi të mbyllë Instagramin e saj’, vetëm një ditë pasi u shprehu 40 milionë ndjekësve të saj se ajo dëshiron që ta kënë ‘frikë dhe jo ‘ta duan’.

Çuditërisht, Britney nuk i fshiu llogaritë e saj në Twitter, Facebook, TikTok, YouTube ose SoundCloud. Para se të çaktivizonte llogarinë, këngëtarja e hitit ‘Toxic’ postoi për rikthimin në Vegas për herë të parë që kur hoqi dorë nga  rezidenca e saj në vitin 2019.

“E vetmja gjë që kam ditur kur shkoja në Vegas ishte një takim dhe përshëndetje për një orë me 40 njerëz çdo natë duke marrë fotot më të këqija nga unë dhe më pas një shfaqje dy orëshe!”– u shpreh artistja.

“Le të themi se këtë herë duke e vizituar atë më dha një perspektivë krejtësisht të re se çfarë do të thotë të jetosh! Mundësia për të shkuar në spa ishte gjithashtu një pikë kryesore dhe e dini çfarë? Mos ndjeni kurrë  mëshirë për mua siç bën masazhatorja ime”.

“Njerëzit të duan!” Huh? Unë nuk dua të më duan. Unë dua të më ken frikë! Të qenit i dashuruar dhe i sjellshëm ma kanë marrë për  dobësi!”– përfundoi ajo.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Britney Spears (@britneyspears)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al