14 Dhjetor, 2020

Pasi videoja në spital bëri xhiron e rrjetit, Genc Prelvukaj tregon gjendjen e tij shëndetësore pas infektimit me Covid-19


Pasi zbuloi se është infektuar me Covid-19, në rrjet filloi të qarkullojë një video e Genc Prelvukës, e publikuar nga partnerja e tij, Eni Koçi.

genc prelvukaj (2)

Këngëtari shfaqej i shtrirë në spital, teksa në dorë kishte një serum.

genc prelvukaj (2)

Prelvukaj është “detyruar” të bëjë një sqarim për ndjekësit e tij të shqetësuar, duke treguar gjendjen aktuale shëndetësore.

genc prelvukaj eni koci (4)

Në një postim në Instastory, Genci tregoi se thuajse po shërohet, pasi gjendja e tij është përmirësuar dhe se është në përfundim të mjekimit.

eni koçi genc prelvukaj (10)

Një sqarim i vogël pas lajmeve të sotme në portale. Unë jam shumë mirë. Nuk jam shtrirë në spital dhe as nuk kam ndonjë komplikim.

eni koci genc prelvukaj (8)

Thjesht jam në përcjellje të terapisë për ta dërguar mjekimin dhe rekomandimin e mjekut deri në fund. Nderime për secilin nga ju që më keni shkruar nga shqetësimi. Shëndet e mbarësi”, shkroi këngëtari.

eni koçi genc prelvukaj (12)

Partnerja e tij, Eni Koçi, zbuloi pak kohë më parë se ajo e kishte kaluar virusin para tri javësh dhe pa shqetësime serioze.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al