14 Qershor, 2022

Pasi zbuloi se vuan nga sindroma e rrallë, Justin Bieber flet për gjendjen e tij shëndetësore: Kam gjetur ngushëllim vetëm tek…


Justin Bieber po i merr gjërat hap pas hapi.

Fituesi i Grammy-t, i cili kohët e fundit zbuloi se vuan nga sindroma ‘Ramsay Hunt’ dha një përditësim për fansat e tij dhe shpjegoi se si po gjen forcë te feja e tij. “Çdo ditë është bërë më e mirë,” nisi Bieber statusin e tij në Instagram, “dhe gjatë gjithë kësaj kohe kam gjetur ngushëllim tek ai që më projektoi dhe më njeh. Ai më njeh mua si jam”, vazhdoi 28-vjeçari. “Ai i njeh pjesët më të errëta të mia për të cilat dua që askush të mos dijë dhe vazhdimisht më mirëpret në krahët e tij të dashur.” Ai vuri në dukje se kjo perspektivë i ka dhënë atij paqe gjatë kësaj “stuhie të tmerrshme” me të cilën po përballet. “E di që kjo stuhi do të kalojë”, përfundoi Bieber, “por ndërkohë JEZUSI ËSHTË ME MUA”.

Bieber, i cili u detyrua të anulonte disa koncerte në turneun e tij botëror të “Justice”, më parë tregoi simptomat që po përjetonte. “Virusi sulmon nervin në veshin tim dhe nervat e fytyrës sime dhe ka bërë që fytyra ime të pësojë paralizë”, tha ai në një video në Instagram më 10 qershor. “Siç mund ta shihni, ky sy nuk po pulson. Unë nuk mund të buzëqesh në këtë anë të fytyrës sime. Kjo vrimë hunde nuk do lëviz.  Kjo është mjaft serioze siç mund ta shihni. Do të doja që të mos ishte kështu, por padyshim që trupi im më thotë se duhet të ngadalësoj. Shpresoj që ju ta kuptoni dhe unë do ta përdor këtë kohë vetëm për të pushuar dhe për t’u çlodhur dhe për t’u rikthyer në 100 për qind që të mund të bëj atë që kam lindur për të bërë.”

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Justin Bieber (@justinbieber)

Diagnostifikimi i Justin me këtë sindromë vjen tre muaj pasi gruaja e tij pësoi një frik. Në mars, modelja tregoi se kishte patur mpiksje gjaku në trur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al