Sot është një ndër modelet më të njohura, por fillesat Kejvina Kthella i pati si velinë tek “Xing me Ermalin”.
Hyrja e saj në skenë për herë të parë tërhoqi shumë vëmendje dhe u komentua gjatë për shkak të fustanit të kuq shumë ekstravagant që bukuroshja kishte zgjedhur.
Për shkak se ishte shumë i hapur, ai i tregonte edhe pjesët intime, prandaj videoja bëri xhiron e rrjetit.
Këtë moment Kejvina e ka kujtuar vetë nëpërmjet një postimi në Instastory, ku tregon se videoja ka arritur plot 15 milion shikime që nga momenti i parë kur është hedhur në “YouTube”, 3 vite më parë.
“Ncncncnc, paskam bërë namin, 15M. Pse nuk thoni ju?”, shkroi Kthella krahas postimit.
Rrjetet sociale të bukuroshes bionde janë të mbushura me foto e video hot, që shpesh marrin komente pa fund.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al