19 Tetor, 2017

Pastroni dhëmbët nga bakteret dhe era e keqe vetëm me 1 përbërës, fare thjeshtë


Të gjithë e dimë se sa e rëndësishme është higjena e gojës. Por edhe në rastet kur pastrimi bëhet dy apo tre herë në ditë me furçë, në dhëmbë mbeten ende baktere.

Nëse ato bashkohen me proteina dhe grimcat e ushqimeve, ato formojnë “pllakatë guri” mbi dhëmbët tuaj, të cilat mund të shkaktojnë probleme serioze për mishrat e dhëmbëve duke sjellë edhe rënien e tyre.

Pastrimi mund të bëhet edhe me një përbërës të vetëm.

Aloe Vera

Aloe Vera është përdorur për të pastruar dhëmbët dhe butësisht largon bakteret. Ju mund të përdorni vetëm xhelin nga bima, ose në një tjetër alternativë ta përzieni atë me glicerinë, limon, ose sode buke.

Djathë

Nëse ju hani djathë, para vaktit, do të ndihmojnë në neutralizimin e acidit që ndikon në prodhimin e atyre pllakave mbi dhëmbë.

Luleshtrydhe dhe domate

Ato janë të pasura në vitaminë C, dhe kjo është arsyeja pse është mirë të fërkoni dhëmbët tuaj me luleshtrydhe dhe domate. Le të qëndrojë përbërja për pesë minuta.

Sodë buke

Aplikojeni një sasi të vogël sode buke në furçën e dhëmbëve dhe do shihni rezultatet.

Fiqtë

Merrni 3-4 fiq dhe përtypini ngadalë në mënyrë që gjëndrat tuaja të pështymës të stimulohen.

Lëvozhgë portokalli

Një tjetër “ilaç” i bërë në shtëpi për heqjen e pllagave të gurit është të fërkosh dhëmbët me lëkurën e portokallit. Lëre të qëndrojë pa e shplarë gojën gjatë natës. Përveç pastrimit, i zbardh dhëmbët.

Uthull

Një shpëlarje me uthull mund të ndihmojë në heqjen e papastërtive në dhëmbë. Ju duhet thjesht të përzieni dy lugë uthull, një lugë gjelle kripë, dhe pak ujë.

Përktheu dhe përshtati Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al