25 Mars, 2018

Pastroni gojën tuaj! Lamtumirë pllakës dentare dhe aromës së keqe


A keni menduar ndonjëherë pse murgjit tibetianë kanë dhëmbë të përsosur pavarësisht moshës? Sekreti i  tyre qëndron në një recetë tradicionale , që do t’ju paraqesim më poshtë. Ky ilaç natyral bën mrekulli me shëndetin e gojës.

1

Receta tradicionale tibetiane

Kjo recetë do t’ju ndihmojë të shkatërroni pllakën dentare, të neutralizojë aromën e pakëndshme të gojës si dhe t’i bëjë dhëmbët tuaj të fortë dhe të bardhë.

Duhet vetëm të ndiqni hapat e mëposhtëm:

1.Miksoni një lugë gjelle kripë Himalaje me një gjysmë gotë ujë (të cilin e keni zier më parë).
2. Përziejini mirë derisa të shkrihet plotësisht.
3.Hiqeni shkumën e krijuar në sipërfaqe të përzierjes.
4. Hidheni përzierjen në një kuti të pastër dhe lani me të dhëmbët si zakonisht. Përdoreni me furçë si një pastë normale, duke e zëvendësuar atë.

Kur të filloni të ndiqni këtë trajtim të fuqishëm dentar, do të vini re se dhëmbët tuaj do të bëhen gjithnjë e më të bardhë dhe të fortë.

Lloji i kripës me të cilën përgatitet ky ilaç i fuqishëm në shtëpi për dhëmbët mund të krijojë ndjeshmëri në pllakën dentare, por nuk është diçka për të cilën duhet të shqetësoheni.

Kjo pastë e kripur do të kujdeset për shkatërrimin e të gjitha baktereve dhe toksinave të dhëmbëve./Shije/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al