19 Prill, 2022

“Pata një përplasje, ishte faji im”- Bruno i Për’Puthen flet pas aksidentit me makinë: Po flisja me ish të dashurën në…


Ish-konkurrenti i Për’Puthen, Bruno Shemsho ka pësuar një aksident gjatë mëngjesit të sotëm në zonën e Astirit. Në një intervistë të dhënë ai ka zbuluar rrethanat e aksidentit dhe gjendjen e tij shëndetësore.

Ish-konkurrenti zbuloi se aksidenti me makinë nuk ishte diçka serioze, pasi kishte vetëm dëme materiale, ndërsa shtoi se është shumë mirë me gjendjen shëndetësore. Bruno tregoi se shkak i përplasjes me makinë ishte një mungesë përqëndrimi nga ana e tij pasi po fliste në cellular në ato moment.

“Pata një përplasje të vogël po jo diçka problematike më shumë ishte dëm material, aspak në lidhje me gjendjen time shëndetësore. Ndodhi që në një moment humba përqendrimin pasi ishte mëngjes shumë herët edhe po flisja me atë ish-të dashurën që është hapur nami, dhe u përplasa.

Me Florjanën isha duke folur dhe tani dhe më përpara sepse kemi një muaj që kemi dalë nga emisioni së bashku. E kisha fajin vetë, e përplasa. E bukura ishte që nuk kishe ndonjë dëm kushedi, por ishte një fëmijë, një vajzë e vogël dhe më shumë u kujdesa për atë sesa e kisha mendjen për atë pjesësn e dëmit. Unë një moment po flisja në telefon, sa dola nga shtëpia dhe thjesht ndodhi.”- tha ai në “Shqipëria Live.”

Bruno prej një muaji është larguar çift nga Për’Puthen së bashku me Floriana Gjinin, për të vazhduar njohjen e tyre jashtë kamerave. Megjithatë, në shumë intervista të dhëna ku nuk kanë munguar as skenat e xhelozisë. Ata kanë treguar se nuk jetojnë bashkë dhe se lidhja e tyre është ende në fazat e para.

Dy ish-konkurrentët nuk publikojnë shpesh bashkë në rrjetet sociale, duke krijuar aludime tek ndjekësit. Por Bruno ka sqaruar edhe një herë të vërtetën e lidhjes së tij me Florianën, ku shprehu se “janë shumë mirë” madje tha se e ka uruar për 1-mujorin e daljes nga programi.

“Jemi shumë mirë. Për një mujorin e urova dje në 12 të natës.”– tha Bruno.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al