7 Mars, 2022

“Peaky Blinders” ‘shkon’ në Dibër, ministri Manja shfaqet si djemtë e bandës famëkeqe


Kur Steven Knight realizoi “Peaky Blinders”, sigurisht që nuk e dinte se kapelja e errët do të rrinte perfekt edhe tek Ulsi Manja.

Nga Birminghami në Dibrën e ftohtë, ajo që na ra në sy mbrëmë natën vonë ishte kapelja që ministri i Drejtësisë mbante teksa ndiqte numërimin e votave në këtë qark.

Në një foto me minsitren Balluku, ai është shfaqur ndoshta për herë të parë me një kapele në kokë. Ndoshta ajo që ne nuk dimë është se në fakt Manja mund të jetë një fans i zjarrtë i serialit që sapo ka nisur sezonin e 6-të në Netflix, dhe në look-un e tij ka dashur të jetë pak Tommy Shelby, por ajo që dallohet lehtësisht është kapelja  e ngjashme ikonike, nga ku mori edhe emrin seriali i famshëm.

Por ndoshta drejtuesi i fushatës në Dibër, nuk ka patur as kohë të mendojë për paralelizimin e pamjes së tij me djemtë e ‘këqinj’ të Birminghamit dhe kapelja është vetëm një aksesor për t’i bërë ballë temperaturave të ulta që ky qark ka.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al