13 Mars, 2022

Pëlqim ndaj Donald Veshajt? Përgjigjet Beniada Nishani: Do isha hedhur se nuk e dija për lidhjen e tij


Është diskutuar shpesh marrëdhënia mes Donald Veshajt dhe Beniada Nishanit kur ata ishin pjesë e “Big Brother VIP”, por modelja thotë se Donaldin e ka parë si vëlla. Që në javët e para të formatit u tha se mes tyre mund të ketë një flirt, mirëpo kjo gjë u mohua nga të dy.

Më pas erdhi takimi romantik dhe puthja e aktorit me Bora Zemanit, e pak javë pas saj ai u hodh në krahët e Beatrix Ramosaj. Kjo e la në hije pëlqimin që u përfol se mund të kishte Beniada për të. Mirëpo, tani që formati ka mbaruar të gjithë duan të dinë nëse modelja ka pas ndonjë pëlqim për Donaldin.

E pyetur ditën e sotme rreth kësaj gjëje, Beniada tha në “E Diell” se Donaldin e vlerëson dhe e pëlqen si njeri por jo më shumë. Ai shtoi se nuk e njihte më para aktorin dhe nuk dinte asgjë për jetën e tij private.

“Asnjë nuk më pëlqente fizikisht nga çunat. Disa veta kanë menduar se kam pëlqyer Donaldin. Unë nuk e njihja dhe nuk dija asgjë për lidhjen e tij. Po ta pëlqeja do e thoja se nuk e kam problem. Do isha hedhur. Kisha simpati nga ana njerëzore, e shihja si një vëlla.”-tha ajo.

E duket se mosha ka qenë një nga arsyet se përse Beniada nuk ka patur pëlqim për Donaldin, pasi tregoi se partnerin e saj e do më të madh. Madje u shpreh se krah saj do dikë të thjeshtë dhe “fukara”.

Mosha për mua ka qenë faktor. E shikoj veten me një person pak më të madh se vetja. Dua një djalë të thjeshtë, fukara që ta mbaj unë.”-u shpreh Beniada duke shkaktuar të qeshura.

Beniada ka treguar se prej disa kohësh është beqare dhe se ka patur vetëm dy lidhje serioze në jetën e saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al