Reperi Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe me emrin e artit “Stresi” ka reaguar për herë të parë lidhur me rrëmbimin e të ashtuquajturit si “Mbreti i Instagramit” Kozak Braçi.
Stresi thotë se ka njohje me të dyja palët e përfshira në konflikt, Fabio Dushkut dhe Kozak Braçit. Ai vë në dukje se është shumë keq ofendimi i familjes në publik.
Stresi thotë se personat e konfliktuar zgjodhën rrugën më të lehtë pasi ka rrugë më të rënda kur të preket familja.
Reagimi i Stresit
Tani, i njohim të dyja palët, Fabion e kam vëlla, e di gjithë Shqipëria. Nuk e hedh poshtë e një mijë vjet. Edhe Kozin e njohim, më ka ardh shumë keq për të, realisht tani që po folim, po tani ca me bo. S’kemi çbëjmë. Vëllai e mban mend kur të thosha unë që është shumë keq me t’u shajt në publik familja. Neve na ka ndodh krejt artistave realisht. Është gjëja më e rëndë që mund ti ndodh dikujt. Mirëpo, këta zgjodhën rrugën më të lehtë, ka rrugë edhe më të rënda kur të preket familja. Unë jam munduar me e shujt me çdo kusht këtë punë, edhe para 10 ditësh në Sarandë, por është diçka e kot.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al