22 Dhjetor, 2017

Për herë të parë Luana flet për vjehrrën e saj: Unë vdes për këtë…


Shumë është përfolur mbi lidhjen e Luana Vjollcës dhe Krenar Çoçajt muajve të fundit. Mbi këtë pjesë, si çdo herë tjetër, Luana nuk ka preferuar të flasë mirëpo mesazhe të koduara nuk është që s’po na dhuron!luana

Një i tillë duket të jetë dhënë si sinjal në puntatën e fundit të ‘Shiko Kush Luan’. Në momentin kur një prej zonjave të publikut vjen për të rrotulluar rrotën e pikëve, kur e pyet zonjën për emër dhe merr përgjigjen ‘Lume’, Luana shprehet: ‘Zonja Lume, unë vdes për këtë emrin dhe kam një arsye pse’! (video më poshtë, minuta 1:38:15)

Por kush është Lumja?!

Prive.al nga burime të sigurta ka arritur të dekodojë mesazhin e Luanës i cili në fakt fliste për… vjehrrën e saj.

Pranë familjes, Prive.al ka mësuar se nëna e Krenarit e ka gjithashtu emrin Lume dhe në fakt, Luana pa dashje na zbuloi relacionin e shkëlqyeshëm me vjehrrën e saj për të cilën ‘vdes’.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al