11 Shtator, 2017

Për herë të parë ndeshjet e kategorisë së parë i besohen arbitrimit të një femre!


Politikat e barazisë gjinore Gjermania i merr seriozisht dhe nuk ngelin asnjëherë në letër. Për ta përforcuar këtë, shembulli mbërrin nga një “sport” mashkullor, siç është futbolli. Ndeshja mes Hertës së Berlinit dhe Verder Bremenit, e vlefshme për kampionatin elitar gjerman ishte në dorë të një gruaje.

Po, po e lexuat mirë! Ishte pikërisht Bibiana Steinhaus, e para grua që drejton një takim në kategorinë e parë gjermane, duke vendosur 10 shtatorin në histori, jo vetëm për futbollin gjerman edhe botëror, por edhe për femrat që e duan futbollin.

38-vjeçarja ka një përvojë të gjatë në arbitrim dhe ka drejtuar mjaft ndeshje në kategorinë e dytë gjermane, ndërkohë që është edhe një ndër gjyqtaret më të vlerësuara nga FIFA e UEFA që i kanë besuar ndeshje të rëndësishme të futbollit për femra.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al