12 Qershor, 2022

Për herë të parë pas 7 vitesh Zayn Malik këndon një këngë të “One Direction”! Kundërpërgjigje ndaj Liam Payne apo shenjë ribashkimi?


Fansat e ‘One Direction’ u surprizuan të gjithë me veprimin e fundit të Zayn Malik, pasi intervista e fundit e Liam Payne shkatërroi ëndrrat e tyre që ish-grupi i njohur të ribashkohet sërish. 

Për habinë e të gjithëve, Zayn Malik postoi një video në Instagram duke kënduar një pjesë të këngës “You & I”. Në videon në fjalë ai shfaqej duke kënduar refrenin e këngës që u publikua nëntë vjet më parë kur ai ishte ende pjesë e grupit të përbërë nga Harry Styles, Liam Payne, Louis Tomlinson dhe Niall Horan.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Zayn Malik (@zayn)

Fansat e ish-grupit kanë shpërthyer në komente më të lumtur se kurrë. Për një përdoruese të Twitter-it, Malik është një “mbret joproblematik” i cili e bëri që bota të kthente sytë nga një video 6-sekondëshe.

 

Për të tjerë ky postimin i Malik ishte një “shenjë”, ndoshta duke shpresuar që grupi të ribashkohej.

 

Këngëtari i ‘Dusk Till Dawn’ u largua nga One Direction në 2015. “Po largohem sepse dua të jem një 22-vjeçar normal që është në gjendje të relaksohet dhe të kalojë pak kohë private jashtë vëmendjes,” -tha ai në një deklaratë të publikuar nga ‘One Direction’ në rrjetet sociale.

“E di që kam katër miq për jetën Louis, Liam, Harry dhe Niall. E di që ata do të vazhdojnë të jenë grupi më i mirë në botë. Katër nga ne do të vazhdojmë tani. Mezi presim të regjistrojnë albumin e ri dhe të shohin të gjithë fansat në fazën tjetër të turneut botëror”, thuhej në postim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al