7 Prill, 2022

‘’Për hir të vajzës’’/ Doli beqare nga ‘’Për’puthen’’, Çiljeta Kormuzi flet për ribashkimin me ish-burrin e saj


Ish-konkurrentja e ‘’Për’puthen’’, Çiljeta Kormuzi ka folur ditën e sotme në një intervsitë mbi arsyet që e detyruan atë të linte përgjysmë rrugëtimin e saj në emisionin e dashurisë. Shkaku kryesor ka qenë debatet që ka pasur me familjen e ish-partnerit.

Ndër të tjera, ajo shtoi se mund të kishte një ribashkim me ish-burrin për hir të vajzës që ata kanë.

‘’ Për hatër të gocës po dhe mund ta bëjë një gjë të tillë. Ai ngelet gjithmonë babai i fëmijës tim. Në momentin që ai do të krijonte besimin që ai diçka ka ndryshuar edhe do i përkushtohet familjes, patjetër që po’’, u shpreh Kormuzi.

Çiljeta ka folur edhe për raportin me ish-vjehrrën e saj. Ajo tregon se ruan raporte të mira me të dhe madje vazhdon ta quaj atë ‘’ma’’.

‘’Kur unë mora vendimin që do të dilja nga programi, gjëja e parë që kam bërë është se kam qëndruar me gocën. Kemi marrë pak kohë me veten, dhe kemi shkuar në Itali. Unë i them akoma ‘ma’ ish-vjehrrës edhe kemi dalë për darke, kam hapur programin pjesën e parë të puntatës, ia kam shpjeguar në shqip. Nuk doja që ajo të ishte me idenë që unë e shaja, po i ofendoja, ajo ka shumë besim te unë, dhe i thashë vetëm kaq ‘ ma në momentin që unë mund t’ju shaja juve, mund t’ju ofendoja juve ose mos të kisha besim te ju, e para gjë që do të ndodhte, nuk do t’lija gocën, gjënë më të shtrenjtë, mund t’ju ofendoja juve ose mos të kisha besim te ju, e para gjë që do të ndodhte, nuk do t’lija gocën, gjënë më të shtrenjtë, fëmijën tim. Dhe madje më tha a të pëlqen ndonjë nga çunat’’, u shpreh ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al