Kiara Tito është një nga moderatoret më të komentuara për stilin e saj të veshjes dhe kjo lidhet me faktin që shpesh ajo guxon. Moderatorja ka prezantuar shpesh emisione që lidhet me stilin e jetesës dhe aktualisht është në ekran me “Style Star”, format që ka në qendër stilin.
Këtë sezon Kiara është shfaqur me një stil shumë sensual shpesh edhe etravagante. Dhe kjo gjë nuk pëlqehet shumë nga ndjekësit mesa duket. Në puntatën e fundit, Kiara kishte veshur një fustan të bardhë të shkurtër me disa të çara në pjesën e sipërme që nxirrte në pah gjithë format e moderatores.
Kjo gjë është komentuar nga ndjekësit e emisionit me nota negative, gjë që e ka bërë Kiarën të reagojë. Ajo ka ndarë në Instastory një koment ku shkruhet: “Sa keq je veshur o prezantuese. Për të mos thënë e zhveshur”.
Kiara shkruan: “1 në 100 komente që po lexoja. Vërtetë akoma në 2022 komentohet gjatësia e një fustani? Për më tepër në një emision mode. Nuk kam koment.”
Më pas ajo ka ndarë një foto me rrobabanjo duke theksuar se është moderatorë dhe autore teksa shton: “Të bëhen gati komentuesit nga YouTube të djegin tastierën.”
Ndërkohë, Kiara është mjaft e rezervuar sa i përket jetës së saj sentimentale dhe publiku di shumë pak për të. Lidhja e vetme e dashurisë të cilën në fakt Kiara nuk e ka pranuar kurrë publikisht ka qenë ajo me Butrint Imerin, e përfolur gjatë në mediat rozë.
Pak ditë më parë në një intervistë Kiara pranoi se është penduar për lidhjet e dashurisë që ka pasur, por nuk dha detaje se për kë bëhet fjalë. Po ashtu së fundmi, moderatorja ka rikujtuar momentin ‘e famshëm’ kur puthi Butrintin në faqe gjatë emisionit duke u shprehur se kjo puthje i solli një rritje të ndjeshme të ndjekësve të saj në rrjetet sociale dhe i ndryshoi karrierën e saj për mirë.
“Që nga ky momenti i kësaj puthjes që dhashë pata një ndryshim të madh nga rrjete sociale, pata një rritje të ndjekësve. Ishte komplet rastësore, por edhe emisioni eci mirë. Mund të them që ka qenë një moment që më ka ndikuar për mirë edhe në vazhdimësi të gjërave të mia.”, tregoi ajo.
E pyetur disa kohë më parë për këngëtarin, ajo tregoi se i ka ardhur në majë të hundës me këtë histori, duke u shprehur se i ka ikur vlera kësaj teme.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al