20 Maj, 2022

“Për më shumë aventura”/ Mark Zuckerberg ndan fotot e rralla me partneren e tij në 10 vjetorin e martesës


Themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg festoi 10 vjetorin e martesës së tij me Priscilla Chan duke risjellë një pjesë nga dasma e tyre e zhvilluar në vitin 2012. 

Imazhi i shpërndarë në llogarinë e tij në Facebook, shfaq çiftin e dashuruar të kapur për dore dhe duke buzëqeshur teksa shikojnë drejt njëri-tjetrit.

“Dhjetë vite të martuar dhe gjysma e jetës sonë së bashku. Për më shumë aventura”, shkruan Zuckerberg kraha fotos.

Më tej 38-vjeçari postoi në seksionin e komenteve, të njëjtin imazh nga albumi i tij i dasmës së vitit 2012.

“Dhe, e njëjta foto nga dasma jonë 10 vjet më parë”- shkroi ai.

Mark Zuckerberg dhe Priscilla Chan, u njohën në Universitetin e Harvardit dhe filluan të takoheshin në vitin 2003. Ata u martuan në një ceremoni surprizë në maj të 2012.

Postimi në Facebook për festimin e 10-vjetorit të martesës së çiftit u bë menjëherë viral, ku komentuesit i dërguan urimet më të mira çiftit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al