29 Nëntor, 2021

“Për mua fëmijëria nuk ka qenë aq e ëmbël …”- Rrëfehet këngëtari: Jam i planifikuar dhe i kontrolluar deri në detaje


Sjell gjithmonë risi në skenën muzikore. Gjon Karrica, i njohur si Lugati, këtë herë ka ardhur me projektin “Whiskey”, një projekt që është pëlqyer që nga dalja e parë. Ai vjen në një bisedë duke treguar jetën dhe karrierën e tij ndryshe. 

gjon korrica7

Gjatë karrierës, keni realizuar shumë këngë, por cilat mbetën këngët më të dashura për ty që me ëndje i këndon? 

Çdo projekt që mban vulën time, është i punuar përzemërsisht dhe nuk mundem të diferencoj njërin nga tjetri. Mendoj se publiku është ai, i cili vendos më së miri për këtë pyetje.

Vitet e fëmijërisë janë më të ëmblat, na kujtoni ndonjë ngjarje, për të cilën edhe sot ke nostalgji?

Në të kundërt, për mua fëmijëria nuk ka qenë aq e ëmbël sa për fëmijët e tjerë, për arsye të Luftës në Kosovë në ato vite. Gjithsesi gjithmonë kujtoj me mall moshën 6-7-vjeçare në Zvicër që nëna dhe vëllai më ndihmonin për të bërë “beat”-in dhe vijën melodike, ndërsa unë këndoja dhe i regjistroja në kasetat e asaj kohe. Më pas kur kishim mysafir në shtëpi i dëgjonim në mbledhje familjare, më hidhnin edhe lekë … (qesh).

gjon korrica1

A ju ka ndodhur ndonjëherë ta refuzoni ndonjë këngë për arsye se nuk i është përshtatur karakterit tënd?

Me një karrierë të gjatë prej 12 vitesh, normalisht që kam patur oferta të tilla, por gjithmonë jam përpjekur të marrë pjesë vetëm në projekte që kanë qenë stili im dhe e ndjeja veten mirë. Mendoj se fansat e mi më duan për atë çka jam dhe nuk kanë nevojë të më shohin pjesë e një muzike ku nuk jam vetvetja. Për shkak të stilit tim kontravers dhe formën e bërjes së artit ndryshe nga shumë kolegë, bashkëpunimet e mia kanë qenë të rralla.

Sipas teje, a është e nevojshme që një këngëtare të provokojë në skenë apo nuk mund të kuptohet një këngëtare e pëlqyer sot pa provokime? 

Artistët kanë vetë mënyrën e shfaqjes së artit të tyre, varet nga imazhi që ata duhet dhe duan të përcjellin te publiku. Gjithsesi, mendoj se çdo artist duhet të vlerësohet për atë çka jep në skenë pa u gjykuar.

gjon korrica3

Nga fotografitë e postuara në rrjetet sociale keni treguar që keni bërë projekte të reja… 

Është e vërtetë, një EP me 6 këngë ka për të dalë shumë shpejt. Kryesisht janë projekte me tema sociale, për jetën, femrën që e prekin secilin prej nesh. Projekti i rradhës titullohet Jeta. (Jeta gjatë, jeta shkurtë, kurrë si dihet kur jemi në fund…). Motivi i muzikes sime ka ndryshuar ndër vite dhe besoj është momenti i duhur të shprehem për tematika të cilat nuk e kanë vëmendjen e duhur sot nga audienca. Besoj se do jenë shumë të mirëpritura nga publiku dhe do mbesin gjatë në memorien e çdokujt.

Keni disa bashkëpunime të suksesshme, por kur do t’ju shohim sërish në një duet? 

Momentalisht, jam fokusuar në projektet e mia solo, për arsyen që thashë dhe më sipër, është e vështirë sot të gjesh dikë, i cili është i gatshëm të bashkëpunojë e të flasë për idetë që unë përpiqem të përcjell tek audienca.

gjon korrica4

Muzika sot te shqiptarët më shumë dëgjohet apo “shikohet”? 

Mendoj se muzika në Shqipëri deri më tani është parë, por po fillon të dëgjohet dhe po i rikthehet përsëri kuptimit të vërtetë që mbart. Besoj se jemi në prag të një tranzicioni, sepse njerëzit gjithmonë e më shumë po e përzgjedhin me kujdes atë çfarë dëgjojnë.

Cila është motoja që përdor më shpesh si mesazh për shoqërinë dhe jetën në përgjithësi? 

Jeta e gjatë, jeta e shkurtër, kurrë s’i dihet kur jemi n’fund – pjesë nga teksti “JETA”. Gjithmonë kam qenë personi që shijoj momentin dhe ta shikoj gotën gjysmë plot e me optimizëm, sidoqoftë situata. Duhet ta vlerësojmë çdo gjë që kemi, sepse fundi mund të vijë më shpejt se e mendojmë.

gjon korrica6

A është opsion për fundjavën tënde: “Zgjohu në 10, rri në divan, fli prapë e mos dil nga shtëpia”? 

Kurrë, për mua është të çohem në orën 4, të zgjohem me joint dhe muzikë, shikoj dhe krijoj ide të reja, t’i ndjej. Në shumicën e rasteve përpiqem të shfrytëzoj kohen në max për projekte të reja.

Plazh larg syve të botës apo në rreshtin e parë të resortit më të famshëm? 

Aty ku nuk më njeh kërkush dhe jam anonim, për të qenë i qetë. Më pëlqen të njoh kultura të ndryshme nga ato vende. Përpiqem gjithmonë të ushqehem, të flej në ato vende, jo në lukse për komercial dhe foto.

gjon korrica5

Fundjava më e bukur e jetës tënde që të del edhe në ëndërr? 

Tajlanda.

Një fundjavë vere në plazh apo një dasmë të zhurmshme fisi? 

Plazh. Unë mundohem çdo sekondë të verës të jem në plazh.

Bën plane të gjata e të detajuara apo destinacioni vendoset të premten pasdite në çastin e fundit? 

Zakonisht planifikoj, deri në një vit përpara. Nuk jam David Beckham.

gjon korrica

A nuk shijojnë më shumë të shtunat e të dielat pa plan? 

Jeta ime është e planifikuar, më pëlqen të kem kontroll në lëvizjet e mia.

Përshkruaje me një fjalë të dielën në darkë… 

Pranë familjes me një gotë verë

/Panoramaplus.al/Blerand Rexhepi

gjon korrica1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al