18 Mars, 2021

“Për mua ishte fundi që…”- Jona Spahiu flet për herë të parë për momentin më të vështirë në jetën e saj pas humbjes së babait


Kur ishte vetëm 18 vjeç, Jona Spahiu u përball me humbjen e njeriut më të shtrenjtë për të, atë të babait.

jona spahiu (10)

E ftuar tek “E ardhmja është vajzë”, Jona ka folur për herë të parë për këtë moment të vështirë, duke theksuar se kurrë nuk ka dashur që njerëzit të ndjejnë mëshirë për të.

jona spahiu (1)

Shkaku i ndarjes nga jetë e të atit ka qenë një ishemi e dytë në tru, tregoi moderatorja.

jona spahiu (5)

Jona tha se diçka e ngjashme i kishte ndodhur edhe dy vite më parë, por kjo nuk e kishte penguar të ishte prezent në jetën e dy vajzave të tij, duke i çuar nëpër panaire, në fshat gjatë fundjavës, në muze e në shumë aktivitete të tjera, që sipas Jonës, ajo dhe motra e saj kanë pasur fatin që t’i përjetojnë në një periudhë të shpejtë.

jona spahiu (6)

Jona tha se në momentin kur kishte ndodhur ishemia e dytë, ajo kishte bërë çmos që të merrte një neurolog në shtëpi për babanë e saj.

Mjekët e urgjencës thanë se ishte një helmim i thjeshtë, por unë e dija që diçka nuk shkonte dhe kam shkuar në neurologë të ndryshëm, për ta marrë njërin në shtëpi.

Unë me këmbëngulje e mora doktorin vetë, me taksi, dhe ai me një cinizëm që nuk e kam kuptuar kurrë, na tha që gjithçka do të shkojë mirë, na dha një mal me ilaçe për të marrë dhe një rezonancë magnetike për të bërë të nesërmen, për një njeri që të nesërmen vdiq”,- tha Jona.

jona spahiu (7)

Për mua ishte fundi për të përjetuar në atë moshë dhe fundi për të menduar që dy qenie të tjera, mami dhe motra, ndoshta dhe pak më të brishta se unë, gjendeshin në këtë situatë”,- rrëfeu ajo.

jona spahiu (3)

Ndër të tjera, Jona shtoi se i është dashur të rikthehet në punë në televizion vetëm një javë më pas dhe në atë periudhë është përballur edhe me paragjykimet e njerëzve, të cilët e kritikonin pse nuk vishej me të zeza.

jona spahiu (9)

Spahiu është nënë e një djali 2-vjeçar, Rajdenit, i cili ka ardhur në jetë nga martesa e saj me Frenklinin.

jona spahiu (11) jona spahiu (3)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al