8 Mars, 2022

“Për të qeshur fakti që ca njerëz mirë që sdin të lexojnë por as nuk…”/ Einxhel Shkira e revoltuar në rrjetet sociale. Për kë e ka moderatorja?


Moderatorja, Einxhel Shkira, është tashmë një ndër personazhet më të dashura për publikun. Ajo nisi një romancë me  Dj Dagz brenda shtëpisë së “BBVIP”, ku arriti të shkonte dhe deri në finalen e madhe.

Ajo ka postuar në ‘InstaStoryn’ e saj një shkrim ku duket e revoltuar dhe pse nuk dihet ende për kë e ka pasur modelja.

“Për të qeshur fakti që ca njerëz mirë që sdin të lexojnë por as nuk të kuptojnë kur flet dhe thjesht replikojnë si të verbër prej bindjeve të tyre absurde!!

– Ku mbeti llogjika?!

-Ehh!!Ishin kohë të arta kur egzistonte dhe ajo mes nesh. Unë nuk gjykoj askënd si e bën jetën e

vet,se kam bër kurrë…përkundrazi. Mbase mund të bëjmë të njëjtat idiotsira por unë do të jem gjithmonë ajo që i bëj gabim apo jo?”- ka shkruar Einxhel në postimin e saj.

Dhe pse spektakli i famshëm ka përfunduar tashmë, mesa duket moderatorja ka ende konflikte të pazgjidhura me njërin prej banorëve.

]

@PanoramaPlus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al