7 Maj, 2024

“Për të shkuar në finale Heidi debaton edhe me Romeon”/ Ish-banori i “BBV” e thotë “troç”: Ka qenë e fortë dhe e qartë në synimet e saj


Ish-konkurrenti i “BBV”, Gazmend Ujkashi ditën e sotme përmes një lkidgje telefonike ka qenë i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, ku ka komentuar lojën e banorëve në këtë reality show.

Parukeri u shpreh se Romeo Veshaj e meritonte që të ishte finalisti i parë i zgjedhur këtë sezon, sepse sipas tij aktori ka qenë shumë aktiv në lojë.

Gazmendi tha se nëse Heidi arrin që të kalojë nominimet me banorët e tjerë, ajo mund të bëhet edhe më e fortë, duke treguar se nëse i jepetv mundësia konkurrentja mund të debatojë edhe me Romeon vetëm që të shkojë në finale.

Unë isha për këtë gjë sepse kam bërë tifo për Romeon. Mendoj që Romeo ka dhënë shumë për atë spektakël, flas nga këndvështrimi im duke qenë se kam qenë aty brenda. Tani është luftë e madhe, Heidi nëse del e fortë nga nominimet, do të forcohet më shumë nëse eliminon të tjerët përpara saj. Ajo është në luftë dhe do të luftoj, Romeo e ka siguruar finalen. Romeo pasi u shpall finalist ka qenë edhe më aktiv, nuk ka qenë në gjumë, ka pasur debate, ka qenë në luftë të hapur me Julin, indirekt është me Eglën. Unë mendoj që Heidi mund të atakohet edhe me Romeon sepse që në fillim Heidi ka qenë e fortë dhe e qartë në synimet e saj. Nëse i jepet mundësia bën debat edhe me Romeon vetëm të shkojë në finale”-tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al