Në puntatën e fundit të “Dua të të bëj të lumtur”, Arbana Osmani pati të ftuar një zotëri, i cili është shumë i njohur në rrjet.
Bëhet fjalë për Iliaz Laskaj, nga Selita e Peshkopisë, që bëri bujë disa vite më parë për faktin se bashkëjeton me dy gra.
Në vitin 2010, Iliazi u martua me Anifen, por duke qenë se ajo nuk bënte dot fëmijë, në vitin 2005, ai lidhi kurorë për herë të dytë me Manushaqen.
Sot Iliazi është baba i shtatë fëmijëve dhe shumë shpejt në jetë do të vijë fëmija i tetë.
Ai tregoi se dy gratë e tij nuk janë xheloze për njëra-tjetrën dhe se kur shkojnë në evente të caktuara, si për shembull, dasma, ata shkojnë të tre.
Laskaj tha se gratë e tij nuk kanë telefon dhe nëse do t’u duhet të komunikojnë me dikë, ato mund të përdorin telefonin e tij.
Mirëpo, ajo që tërhoqi vëmendjen ishte fakti se kur hyri në studio, Iliazi refuzoi të ulej përpara Arbana Osmanit.
Në fillim ai tha: “Për Arbana Osmanin rri në këmbë 24 orë, nuk ulem”.
Pasi Arbana i tha se ky vendim lidhej me faktin se gratë mund të bëheshin xheloze, ai shtoi:
“Je ylli i botës, na mban gjallë. S’po ulem, për ty rri 24 orë. Çfarë të kesh për të më thënë ma thuaj dhe përgjigjem në këmbë. Kam respekt për ty. Për ty rri tre muaj, nuk shkoj tek gratë hiç”.