23 Dhjetor, 2017

Përçahen “Babastars”-at, ish-menaxheri tradhton Getoarin për Noizyn


Duket se jeta si i martuar Getoar Selimit po i prish punë në karrierën si lider i “Babastars”. Albert Krasniqi, ish-menaxheri i tij, i njohur në media, si krahu i djathtë i Getoar Selimit, më në fund del hapur se i ka prishur marrëdhëniet me grupin . Ai, tashmë, ka “tradhtuar” Getoarin për t’u bërë grup me krahun kundërshtar, Noizyn, me të cilin ka darkuar mbrëmë në Prishtinë. Brenda një viti, që kur Alberti e qëlloi me armë zjarri Noizyn duke e plagosur në këmbë, ata jo vetëm që janë pajtuar, por janë bërë dhe shumë miq. Kujtojmë që Krasniqi dhe reperi Noizy u përfshinë në sherrin masiv mes dy grupeve rivale “Babastars” dhe “OTR” më shumë se një vit më parë në Prishtinë.

Por, mesa duket, ata e kanë hedhur pas të shkuarën dhe kanë shijuar një darkë së bashku, pasi në një foto të postuar nga pronari i një diskoteke, duken të buzëqeshur në tavolinë pranë njëri-tjetrit. Kujtojmë që Albert Krasniqi doli publikisht kundër themeluesit të “Babastars””, Getoar Selimit, duke e akuzuar atë se e kishte kthyer në monopol punën e grupit, duke lënë pas dore disa nga reperat. Pas kësaj, Krasniqi njoftoi se do të largohej nga grupi, por nuk dihet si e kanë pritur anëtarët e “Babastars”, këtë lëvizje të ish-menaxherit të tyre. Ndërkohë e shohim në krah të Noizyt, një vit pasi babai i tij dhe i Noizyt i pajtuan. Vetëm pak ditë pas përplasjes me armë mes dy grupeve të reperave, OTR në Shqipëri dhe “Babastars” në Kosovë, kujtojmë se u vendos paqja para një viti gjatë takimit në Kukës të babait të Noizyt, Bashkimit, me babain e Albert Krasniqit, Skënderit.

Kujtojmë që nga përleshja me armë, në qendër të Prishtinës, mes grupit të reperave “OTR” dhe “Babastars” pati dhe të plagosurit e saj, pikërisht Rigels Rajkun (Noizyn) dhe mikun e tij, Denis Hajri (Varrosin). Të arrestuarit e kësaj ngjarjeje ishin Ylber Abdullahu (Cozman), vëllai i tij Ymer Abdullahu dhe miku i tyre Albert Krasniqi. Por, për të mos agravuar konflikti më tej, kanë qenë baballarët ata që kanë hedhur hapin e pajtimit të gjakrave me një takim burrash, që e dokumentuan me foto. Por, mesa duket, tashmë e kanë hedhur gjithçka pas krahëve dhe ndoshta do i shohim në një marrëdhënie pune.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al