11 Tetor, 2018

Përfitimet e birrës që pothuajse askush nuk i di…


Edhe pse birra sjell shumë përfitime shëndetësore, duhet të dini se kjo është një nga pijet që do t’iu ndalohet kur të shkoni në një dietolog ose nëse keni probleme shëndetësore të mëlçisë.

Përfitimet e birrës

Profesionistët e shëndetësisë mund t’ju thonë se është e domosdoshme të shmangeni pirjen e saj, për shkak të përmbajtjes së lartë të kalorive. Kaloritë e një birre variojnë nga 100 deri në 220 klori në varësi të llojit të tyre. Dhe kjo është e rrezikshme për shëndetin, por nëse merret me përgjegjësi dhe shmanget konsumimi i tepërt, nuk ka problem.

Është e pasur me vitaminë B.

Birra është e pasur me vitaminë B. Birra e filtruar është veçanërisht e pasur me vitaminë B3, B6 dhe acid folik (B9). Vitaminat si B3 ndihmojnë në riparimin qelizor dhe vitamina B6 lehtëson sindromën premenstruale. Përfitimet e acidit folik ndihmojnë në parandalimin e kancerit të zorrës së trashë.

Birra përmban fibra, të cilat veprojnë si një laksativ natyror. Shkalla në të cilën përpunohet ushqimi në stomak gjithashtu ngadalësohet, që do të thotë ju mban të ngopur. Pra, shijoni konsumin e moderuar të një birre dhe në këtë mënyrë shmangni ngrënien.

Birra ndihmon në reduktimin e stresit

Një birrë në ditë e mban stresin larg. Konsumi i moderuar mund të zvogëlojë stresin dhe ankthin dhe faktorët e njohur që kontribuojnë në sëmundjet e zemrës. Sipas Klinikës Mayo, konsumimi i moderuar i verës së kuqe dhe i birrës zvogëlon rrezikun e sulmit në zemër dhe goditjes.

Ka veti antimikrobike

Hops, të cilat janë lule të hidhura të përdorura në industrinë e birrës, njihen si antimikrobikë, të cilët mund të luftojnë sëmundjet dhe problemet mikrobike.

Ajo ka një përmbajtje të lartë të silikonit

Konsumi i moderuar i birrës mund të ndihmojë në parandalimin e Alzheimerit, sipas një studimi të kryer në vitin 2007 në Universitetin e Alcalá në Spanjë. Hulumtimet sugjerojnë se konsumi i lartë i silikonit rrit absorbimin e aluminit në tru, gjë që mund të ndihmojë në parandalimin e Alzheimer.

Konsumi i moderuar i birrës është i mirë për densitetin e kockave

Birra mban kockat të forta. Hulumtuesit në Universitetin Tufts gjetën një marrëdhënie pozitive midis konsumit të birrës apo verës dhe densitetit të kockave. Ndërsa sipas të njëjtit studim, konsumimi i tepërt çoi në humbjen e kockave.

Vera e kuqe shpesh konsiderohet si zgjedhja më e shëndetshme e pijeve alkoolike, por studimi i Kaiser zbuloi se edhe birra mund të jetë një aleat për trajtimin e problemeve të sëmundjeve të zemrës. Sipas studimit, incidenca e sëmundjeve të zemrës nga pijet alkoolike është më e ulët se ajo e atyre që konsumojnë verë. /Revista Psikologjia/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al