Arilena Ara dhe Popi Kola, menaxheri i saj, prej kohësh përfliten për një lidhje dashurie, por asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar një gjë të tillë.
Ndonëse i kanë mohuar zërat se po shijojnë një romancë bashkë, ata shpesh janë fotografuar shumë të afërt dhe postimet e tyre në media sociale i bëjnë lëmsh të gjithë.
Së fundmi, këngëtarja i ka uruar ditëlindjen Popit, duke publikuar një foto të tyre në Instagram-in e saj, ku shihet duke i dhuruar një puthje në faqe.
“Gëzuar ditëlindjen njeriut, të cilin me krenari e thërras Babi”, ishin fjalët e artistes krahas postimit.
Arilena ka humbur të atin kur ishte ende e vogël dhe dhimbja që ndjen është e madhe, prandaj Popi, të cilin zgjedh ta quajë ‘babi’, ka një vend shumë të rëndësishëm në zemrën e saj.
Sipas “Panorama Plus”, miq të afërm të çiftit tregonin se ata e kanë zyrtarizuar lidhjen, duke u prezantuar edhe te familjet e tyre si partnerë e duke u dhënë fund kohëve kur prezantoheshin thjesht si bashkëpunëtorë në punë.
Rreth një muaj më parë, paparazzi i fotografoi të dy në një nga rrugët kryesore të Tiranës, teksa bënin shopping.
Dyshja janë njohur në kohën kur Arilena merrte pjesë në “X Factor”, ndërkohë që Popi punonte aty.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al