Jungkook bëri hapje spektakolare të performancës së BTS, ndërsa anëtarët e tjerë të grupit ishin të ulur në audiencë, ku V po flirtonte hapur me këngëtaren Olivia Rodrigo.
Në një moment të performancës dhe, J-Hope pati një incident të vogël ku rrëshqiti në mes të skenës ndërsa ngjiste shkallët e improvizuara. Por ai e menaxhoi në mënyrën më të mirë këtë situatë duke e marrë me spotivitet.
View this post on Instagram
Grupi K-pop i suksesshëm globalisht është nominuar për performancën më të mirë të grupit pop me këngën “Butter”, kënga e tyre në krye të top-listave që u publikua në maj 2021.
BTS u nominua gjithashtu vitin e kaluar në të njëjtën kategori për “Dynamite”, por çmimi shkoi në “Rain on Me” nga Lady Gaga dhe Ariana Grande.
Pas ceremonisë së Grammys, BTS do të qëndrojë në Las Vegas për katër takime në turneun e tyre “Permission to Dance on Stage” më 8, 9, 15 dhe 16 prill në stadiumin Allegiant