Sipas një raporti të ri, Sam Ryder pritet që të përfaqësojë Mbretërinë e Bashkuar në Eurovision gjatë këtij viti.
Superylli i ‘Tik-Tok” i cili tashmë ka grumbulluar 12 milionë ndjekës në këtë rrjet social u bë mjaft i famshëm me videon e publikuara me këngët e Adel Justin Bieber, etj.
Sipas “The Mirror’, Sam do të performojë në Eurovision me këngën e re të “Space Man” më të cilën komentatori i “Radio 1” bëri rekordin e tij të javës me këtë performancë.
Këngëtari e përshkruan këngën si një këngë të vogël për të qenë një astronaut.
“Kam kërkuar rreth universit, kam qenë poshtë disa vrimave të zeza, nuk ka asgjë përveç hapësirës, njeri, dhe unë dua të shkoj në shtëpi”-thotë një pjesë e tekstit.
Ndonëse probabiliteti që performanca e tij të dalë nga gara me 0 pikë është i madh, përfaqësuesit e “Eurovision” janë shprehur se përfshirja e Sam në këtë garë është e rëndësishme edhe si shkak i numrit të madh të followersave të tij në ‘TIK-TOK’.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al