Pesë muaj më parë, këngëtarja Manjola Nallbani zbuloi se ishte infektuar me Covid-19 dhe si rezultat, iu desh të izolohej në shtëpi.
Pasi e fitoi betejën me këtë virus, ajo tregoi se për të nuk ka qenë aspak e lehtë, pasi përjetoi shqetësime që nuk i kishte pasur kurrë nga një grip i thjeshtë.
Ndër të tjera, ajo rrëfeu se kishte pasur edhe probleme psikologjike, pasi gjatë gjithë kohës qëndronte si e trembur.
Kjo eksperiencë ka bërë që këngëtarja të marrë vendimin për t’i dedikuar një këngë pandemisë.
“Kjo këngë është për ne! Një dedikim për dashurinë dhe për solidaritetin njerëzor në këtë kohë pandemie. Gjithashtu, një mirënjohje për të gjithë ata mjekë që shpëtuan jetë!”, shkroi artistja krahas postimit të një pjese të shkëputur nga kënga, të titulluar “Triumf”.
Manjola Nallbani vendosi që të tërhiqej edhe nga “Festivali i Këngës” pas infektimit me koronavirus.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al