Moderatorja Kostana Morava është përfshirë në një debat publik me gazetaren, Erjona Rusi pas një interviste të dhënë në TCH, ku janë rrëfyer fakte nga jeta personale, por dhe presionet me sfond të ngacmimeve në vendin e punës. Morava ka analizuar të gjithë zhvillimin që mori historia e saj në media, teksa ajo e quan veten e saj si “modeli i ri i komunikimit publik dhe jo vetëm”.
Nga Kostana Morava
‘Nuk kishim pare kurrë deri me sot një model si ky ne mediat shqiptare (shkeputur nga reagimet e publikut) qe te di te na tregoje me shembull personal dhe ne mënyre depertuese për arsyen se çfarë do te thotë respekti për veten.
Si një model qe nuk është pare herët ne ekranet shqiptare, dhe aq me pak nga një grua, kjo shfaqje e pazakonte tërhoqi me te drejte vëmendjen e publikut dhe ishte krejtësisht e pritshme qe te frikësonte dhe trazonte shpirtrat e atyre qe përfaqësojnë modelin e vjetër te komunikimit.
Shembulli personal është forma me depertuese e te dhënit mësim. Modeli i ri i komunikimit publik, si çdo gje e re, përballet se pari dhe natyrshëm me refuzimin.
Është e natyrshme dhe nuk ka asgjë te keqe qe njeriu kur përballet me një fenomen te ri se pari do ta refuzoje atë pikërisht per shkak se nuk i zotëron ende aftësitë (qe do t’i mësoje me vone) per te ‘notuar’ me te. (mediat)
Është njerëzore te trembesh dhe te reagosh me ndjenjën e frikes (mediat) por është i pashmangshëm perqafimi i modelit.
(Ketu do vini te tere)(eshte cikel natyral).
Koha qe modeli i ri i komunikimit do te marre per tu instaluar është çështje rrethanash dhe nuk është ne fokusin e atij qe përfaqëson te rene. kalkulimi i rezultatit është element i se vjetrës.
Individi qe përhap modele te reja nuk e ka fokusin te llogarisë se kur do te përqafohet masivisht modeli i tij por e ka fokusin vetëm ne te vepruar sipas modelit te tij.
AKTI I DYTE I RESPEKTIT NDAJ VETES ESHTE KY PUBLIKIM!
Duke qene se media tradicionale, modeli i vjeter i komunikimit, pritshem ka reagimin qe ka!!! Eshte krejt normale qe do te vijoje te beje aq sa di te beje. eshte ende shume heret te presim qe vete media te mbaje qendrim disktret, ne orientimin qe i ben nje pjese te audiences qe nuk ka kohe te thellohet, nese behet fjale per sherr apo behet fjale per prezantimin e nje forme te re te komunikimit.
I takon modelit te ri te analizoje veten persa kohe qe ende nuk eshte instaluar por ama si i shfaqur tashme ai nuk mund te injorohet edhe kur tentohet tjetersimi i tij. Vemendja/audienca, e matur sot me shikimet e videove ne rrjet tregoi se pulsi i audiences, me ose pa vetedije, eshte gati per te lene pas modelin e vjeter te komunikimit. Ne analizen e shikueshmerise vlen te permendim kategorine e ngjarjes. audienca i dha vemendje nje ngajrjeje te pazakonte per nga permbajtja. ketu nuk po behej ‘trash tv’ si zakonisht.
Zakonisht sherret ne studiot tona behen per tema krejt te tjera. Kjo ishte hera e pare qe niveli i diskutimit, qe u etiketua nga stilistet e te kaluares si sherr, shkoi nje kat me lart. Per here te pare me ate force analitike u diskutua ne nivele intelektuale, parimore ku mbizoteroi ruajta e starndardeve aq te rendesishme te filozofise se modelit te ri te komunikimit dhe kjo u be vetem nga ana e individit qe e perfaqeson, ne kete rast une.
Pavaresisht interpretimit qe secili i beri ketij individi, mua ne kete rast, vlen te theksohet se ky individ kreu nje sherbim shume te vlefshem per njeriun.
NE MODELIN E VJETER KJO FRAZE SHIHET SI MEGALOMANI, NE MODELIN E RI KJO FRAZE NJIHET SI “VETEVLERESIM” BAZUAR MBI ARSYETIM.
Ne modelin e vjeter individi eshte i orientuar qe te veproje bazuar mbi vleresimet qe merr nga jashte kjo sepse modeli i vjeter eshte ende ne perpjekje per te ndertuar nje shylle kurrizore.
Ne modelin e ri vlerat jane ndertuar dhe provuar dhe individi eshte i orientuar vetem ne perhapjen e tyre me shembull personal, si shenje transparence, cfare perben edhe nje nga themelet kryesore te ekzistences se tij. Me modelin e ri te komunikimit po ju tregoj me shembullin tim personal se cila eshte rruga per te qene pjese e botes se re te komunikimit.
ajo qe dua te theksoj eshte se per ceshtjen ne fjale nuk ka zgjedhje te lire, a doni apo jo ta perqafoni kete model.? Ështe ndoshta e shoqeruar me nje doze misticizmi por eshte e sigurte, nga dija qe sjell pervoja, qe instalimi i modelit te ri nuk mund te pengohet.
Ne modelin e ri individi nuk peson intimidim nga vendosja e epiteteve sepse ai, ndryshe nga e vjetra, nuk ‘punon’ per te lene pershtypje ‘te mira’ por vepron per te realizuar misionin i cili tejkalon cdo opinion. Ndersa e vjetra shpalos ate qe di te beje nuk ndodh as me shume e as me pak se sa instalimi i te rese. jane te dyja forcat bashke ne fakt, e vjetra ne menyre te pavetedijshme dhe e reja ne vetedije qe jane duke punuar per te njejtin qellim, instalimin e nje modeli te ri.
Per modelin e ri te komunikimit me shume se gjysma e misionit te tij eshte kryer vetem per faktin qe ai arriti te grise perden pas te ciles fshihej e vjetra. ata qe pane driten nuk do ta harrojne ate. Çfare eshte pare me sy dhe e ndjere deri ne arsyetim tashme nuk mund te zhbehet me. Por cilat jane disa diferenca mes te vjetres dhe te rese dhe si ta kuptojme qe ky ishte vertete modeli i ri i komunikimit.
Sepse nuk ka ndodhur kurre me pare qe nje diskutim i ngjizur ne banalitetin e zakonshem te brumit mediatik shqiptar te kaloje brenda pak ditesh, nga vetem nje individ, grua, ne nivelin dinjitoz dhe te jashtezakonshem qe e solli fryma e ketij modeli komuniki.
Nuk ka ndodhur me pare qe ‘prej atij qe duan me zor ta quajne ‘sherr te zakonshem’ te dalin mesime aq te vyera sa ato qe u dhane nga monologu i famshem viral. Nuk ka ndodhur me pare qe ne vetem 20 min audienca te marre mesime sa per nje jete per tema si, e drejta, manipulimi, komunikimi, respekti, etika, pergjegjesia, perballja, trimeria, qendrueshmeria, serioziteti, elokuenca, analiza, formimi intelektual etj etj.
Nuk ishte pare me pare se cfare do te thote dinjitet i vertete, cfare eshte respekti per veten apo cfare është forca e analizes. Pikerisht kjo eshte arsyeja e veretete se pse ky ishte dhe do te mbetet akt publik i prezantimit te modelit te ri te komunikimit dhe jo sherr. Ne modelin e vjeter diskutimet e ngjizura ne banalitetin e zakonshme kane nje kurbe thelluese drejt vetes, pra banales, gje e cila nuk ndodhi kete here.
Sipas modelit te ri te duhet te jesh se pari njeri i drejte dhe te kesh te qarte boshtin e vlerave mbi te cilin do te veprosh. Mbi te gjitha ky ky model kerkon nje force te konsiderueshme te karakterit, mendjes dhe psiqikes. Ky model kerkon fokus te larte. Ky model kerkon thellim ne vete dhe mbi te gjitha ky eshte modeli qe na shpie nga zevendesimi i egos ne arsyetim nga nje dimension me i larte se ego-ja. I takon ketij modeli, per hir te themeleve mbi te cilat eshte ngjizur qe te qendroje per veten, si ne kete rast, ku luksin e te shkruarit te analizes se cfare ishte kjo qe ndodhi tja le vetes se tij ne shenje respekti ndaj aktit tashme dhe fale zotit, te kryer.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al