Në pak dekada teknologjia është zhvilluar me hapa galopantë dhe një kontribut të madh në këtë hov zhvillimi ka dhënë konkurrenca mes gjigantëve të kësaj fushe.
Por jo gjithmonë janë të njëjtët aktorë ata që përballen për të ofruar risinë tek klientët. Dikur ishte IBM kundër Digital, më pas Apple kundër IBM dhe me sistemin e tij Mac kundër Windoës, apo iPhone vs Android.
Tashmë kemi hyrë në një tjetër epokë të zhvillimit teknologjik dhe basti i ekspertëve është mes Google dhe Amazon. Dy gjigantët amerikanë hi-tech janë përballë njëra-tjetrës në shumë drejtime dhe njëri prej tyre është inteligjenca artificiale.
Google lëshon sfidën e para këtë të mërkurë me serinë e re të telefonave inteligjentë Pixel, një version të minimizuar të Google Home dhe modelin e ri të laptopit Chromebook.
Në të trija këto produkte një gjë do të jetë padyshim e përbashkët; Google Asistant, që do të jetë i inkorporuar në pajisjet e reja, pak a shumë si Siri i Apple.
Sigurisht, në konkurenca në sektorin e asistentit vokal është e fortë dhe Amazon është kundërpërgjigjur me Alexa-n e saj. Kjo është një nga shumë betejat mes dy kompanive. Amazon ishte e para që sfidoi Google duke zhvilluar versionin e vet të sistemit Android për tabletët e saj dhe pajisjet Fire TV, ku ka shmangur dyqanin online të Google Play Store. Vetë Google është kundërpërgjigjur duke u përpjekur që të heqë hegjemoninë e Amazon si pikë referimi për blerjen në rrjet./T Ch/
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al