12 Maj, 2017

Përqafime dhe përkëdhelje mes rilindasve në seancën e fundit


Të enjten e javes qe kaloi, Parlamenti mbaroi punimet për këtë legjislacion. Të gjithë ata që e kanë ndjekur, kanë pasur mundësi të dëgjojnë dhe fjalimin e fundit të kryetarit të Kuvendit, zotit Ilir Meta, i cili tashmë është zgjedhur President i Shqipërisë.

P1

Por ajo që ka ndodhur jashtë asaj salle është më interesante. Tashmë socialistët janë shpërndarë në zonat e tyre për të bërë fushatë për zgjedhjet e 18 qershorit dhe deputetët janë në pararojë. Kjo ka bërë që disa prej tyre të përshëndeten me njëri-tjerin, si ata që kushedi kur do ritakohen. Ka bërë përshtypje, ndër të tjerë, ndarja mes ministres Eglantina Gjermeni dhe ministrit Ditmir Bushati.

Gjermeni nuk është mjaftuar me një përqafim kolgësh, por edhe e ka përkëdhelur pak Ditmirin në faqe, sikur të ishte një fëmijë. Ndërkohë bën përshtypje kapja për dore e ministres Olta Xhaçka dhe bashkëshortit të saj, Artan Gaçi.P2Kurrë më parë nuk i kishim parë si një çift i dashuruar si në seancën e fundit, e cila është e fundit fare për Gaçin, i cili ka deklaruar se nuk do të synojë një tjetër mandat deputeti, duke e lënë kështu të shoqen “vetëm” në vijimin e karrierës së saj politike.

Zgjedhin birrën “Korça”, Erisa e ndan me Elion, ndërsa Rama preferon ta pijë vetë

Kryeministri Edi Rama bëri thirrje këtë të mërkurë në rrjete sociale që ta shohim ndeshjen të gjithë bashkë tek oborri i Kryeministrisë, ku ishte vendosur një ekran i madh. Natyrisht që thirrjes së tij i janë përgjigjur kryesisht të rinj socialistë.

P4P5Ajo që bie në sy është se Erisa Spiropali i jep kryetarit të ri të FRESH-it, Elio Hyskja, nga birra e saj, pasi ai e kishte mbaruar të tijën. Po me kaq kënaqësi sa Elio, birrën “Korça” e ka shijuar edhe Kryeministri Rama, teksa ishte totalisht i përpirë nga ndeshja, pasi luante skuadra e tij e zemrës, Juve.

Aqifi i çamëve shihet në shoqërinë e demokratëve

Është një foto që bën përshtypje, sepse deputeti i PDIU, Aqif Rakipi, nuk është parë ndonjëherë në shoqërinë e deputetëve demokratë. Tashmë që këta të fundit janë në çadër, deputetët që janë pjesë e aleancës qeverisëse, ku bën pjesë edhe partia e Aqifit, kanë ndenjur disi larg demokratëve dhe opozitarëve të tjerë.P6Mirëpo, kjo foto që sjell paparaci ynë, e realizuar pak ditë më parë, tregon një afrim të deputetit çam me dy deputetët Astrit Patosi dhe Keltis Kruja. Mos po përgatitet partia e çamëve t’i bashkohet çadrës? Kjo mbetet për t’u parë.

Albana duket super me xhinse

Nuk do kishim pasur mundësi t’i shikonim deputetet femra të opozitës me veshje kaq sportive, nëse nuk do të ishte çadra. Pasi pamë me xhinse një nga gratë më klasike të Parlamentit, zonjën Jozefina Topalli, ja ku vjen edhe deputetja tjetër demokrate, Albana Vokshi.

P9Ajo është fotografuar teksa shkonte në çadër me një veshje super sportive, me xhinse dhe bluzë pambuku, dhe duhet thënë që i shkon shumë si stil. Por nga një gjë nuk ka hequr dorë Albana: ato janë takat. Mesa duket, nuk ka guxuar deri aty sa veshjen ta shoqërojë me një palë atlete.

“Sfilata” e fundit e LIBRA-s

Pasi mbajti fjalimin e fundit në sallën e Parlamentit për këtë legjislaturë, si opozitari i vetëm në atë sallë bashkë me Hafizin, deputeti i LIBRA-s, Ben Blushi, u largua nga godina e Parlamentit, ku nuk dihet nëse oartia e re do t’ia mundësojë rikthimin.P3Por ai dukej i qetë teksa bisedonte më deputeten tjetër të partisë së tij, Mimoza Hafizin. Ajo që bie në sy te të dy është paraqitja. Ndërkohë që Blushi ka vënë një palë syze shumë fashion dhe moderne, zonja Hafizi ka preferuar të veshë një fustan pink dhe të shkurtër, i cili i shkonte shumë. Suksese LIBRA-s

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al