“Konfliktet” e vogla e të përditshme janë të pashmangshme në një lidhje. Nga paratë e nevojshme për nevojat e përditshme deri tek rritja e fëmijëve, punët e shtëpisë apo aktivitetet e kohës së lirë, një çift ka shumë arsye për të ‘debatuar’.
Në shumicën e rasteve, sigurisht që gjen zgjidhje të menjëhershme për këto grindje. Nëpërmjet diskutimit, në fakt çiftet arrijnë të kuptojnë preferencat e njëri-tjetrit dhe të komunikojnë më mirë. Megjithatë, ka një objekt polemikash që shumë çifte shmangin diskutimin dhe ai nuk është tjetër veçse dallimet në pjesën seksuale.
Hulumtimet kanë treguar se çiftet që flasin hapur për problemet e tyre seksuale janë më të kënaqur me marrëdhëniet e tyre. Megjithatë, shumica e njerëzve preferojnë të kenë një jetë seksuale jo shumë të këndshme sesa të marrin pjesë në një bisedë të tillë.
Por pse kaq shumë njerëz kanë frikë t’i komunikojnë nevojat e tyre seksuale partnerit të tyre?
Psikologia kanadeze Uzha Rehman dhe kolegët e saj u përpoqën t’i përgjigjen kësaj pyetjeje në studimin e fundit që ata kryen mbi konfliktin e komunikimit në çifte.
Komunikimi është gjithmonë i vështirë, kryesisht sepse është në natyrën tonë të përpiqemi të shmangim emocionet negative që ngrenë tonin dhe lëndojnë gjysmën tonë tjetër.
Megjithatë, edhe çiftet që arrijnë të zgjidhin me sukses lloje të tjera konfliktesh shpesh e gjejnë veten “në errësirë” kur bëhet fjalë për të diskutuar problemet seksuale të marrëdhënies së tyre. Më pas, në vend që të komunikojnë preferencat e tyre dhe të mësojnë për ato të partnerit të tyre, ata mbështeten në skenare stereotipe që “motorizojnë” aktin seksual.
Në vend që të “dëgjojnë” nevojën e tyre për një ndryshim në jetën e përditshme, ata i mbajnë fantazitë e tyre për vete. Prandaj, nuk është e vështirë të kuptohet pse jeta seksuale e çifteve bie pas disa vitesh martesë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al