Përshëndetja e fundit e Presidentit amerikan, Donald Trump, me udhëheqësit në samitin aziatik i është shtuar listës së gafave. Kësaj radhe, presidenti amerikan u hutua dhe nuk arriti të kuptonte se cilën dorë duhet të zgjaste, në mënyrë që të formonte vijën simbolike të unitetit, shkruan abcnews.
Presidenti Trump ishte në Manila për ceremoninë e hapjes të Asamblesë për Konferencën e Kombeve të Azisë Juglindore. “Lufta” e madhe filloi kur udhëheqësit botërore dhe zyrtarët e lartë u bashkuan për një “shtrëngim duarsh”.
Ndërkohë që të tjerët mbanin duart në pozitën e duhur, Trump i përdori të dyja duart për të shtrënguar dorën e kryeministrit vietnames, e Nguyen Xuan Phuc, duke lënë në këtë formë “duarbosh” Presidentin e Filipineve, Rodrigo Duterte.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al