8 Prill, 2022

Personi i cili qëlloi kujdestarin e qenve të Lady Gagës është liruar gabimisht nga burgu


Sipas autoriteteve, një 19-vjeçar, i cili u arrestua vitin e kaluar në lidhje me të shtënat ndaj kujdestarit të qenve të Lady Gaga-s, u lirua gabimisht nga burgu këtë javë.

Të dhënat e të burgosurve të ‘Departamentit të Sherifit të Qarkut të Los Anxhelosit’ tregojnë se James Hoëard Jackson u lirua nga paraburgimi në orën 3:38 pasdite të së mërkurës pasi çështja e tij u mbyll.

KNBC-TV Channel 4 raportoi se lirimi i Jackson ishte gabim. Ata cituan disa burime të zbatimit të ligjit të cilët thanë se ‘duhej të ishte ngritur një rast zëvendësimi, por të dhënat nuk u përditësuan dhe Jackson u lirua’.

“Disa burime të njohura me procedurat gjyqësore thanë se dukej se çështja zëvendësuese nuk ishte paraqitur kundër Jackson,” raportoi stacioni.

Jackson ishte në mesin e pesë personave të arrestuar vitin e kaluar në lidhje me vrasjen e Ryan Fischer, kujdestarit të qenve. Fischer po shëtiste tre bulldogët francezë të Lady Gaga-s në bllokun në fund të shkurtit 2021 kur një makinë u ndal dhe dy burra u u sulën drejt tij.

Fischer rezistoi kur burrat u përpoqën të rrëmbenin qentë dhe ai u qëllua në gjoks. Sulmuesit morën dy qentë dhe u arratisën.

Qentë u gjetën pasi një grua në moshë të mesme hyri në një stacion policie në Los Anxhelos me dy bulldogs disa ditë pas të shtënave.

Ajo pretendoi se thjesht kishte hasur në qentë e lidhur në një shtyllë dhe kërkoi një shpërblim prej 500,000 dollarësh që këngëtarja kishte ofruar për kthimin e tyre, tha policia në atë kohë. 51-vjeçarja Jennifer McBride, u arrestua më vonë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al