“Besi është për mua dhe për të gjithë ne, një shpatull shumë e fortë ku mbështetemi,” kështu u shpreh Ana Kallaku, motra e aktorit të humorit Bes Kallakut, në një intervistë teksa u pyet për marrëdhënien që ka me të vëllain.
Moderatorja tregoi se Besi, është ai i cili jep këshillat mes tyre duke qenë se ajo është më e vogël se ai.
“Kemi qenë gjithmonë të dy për njëri-tjetrin. Duke ndihmuar njëri-tjetrin dhe mbi të gjitha duke treguar që jemi aty. Duke qenë se unë jam e vogla, jam rritur gjithmonë me këshillat dhe kujdesin e tij. Besi është për mua dhe për të gjithë ne një shpatull shumë e fortë ku mbështetemi të gjithë“, tha Ana.
Ndër të tjera ajo zbuloi një tjetër aftësi të aktorit teksa u shpreh se ai di të gatuaj shumë mirë duke ja kaluar edhe asaj.
Besi gatuan vetë shumë mirë dhe nuk jam vënë në konkurrencë me të, sespse e di që gara është e fituar nga Besi. Ai gatuan vërtetë shumë, ka shumë dëshirë të ketë njerëz në shtëpinë e tij. Por vetëm diçka, të gjithë duhet të marrin masa t’i thonë që e ka qarë gatimin,“ u shpreh moderatorja në emisionin “7pa5”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al