Dashuria e tyre disa vjeçare u kurorëzua në martesë një vit më parë duke bërë që edhe përtej Shqipërisë të flitet për të. Dasma e tyre tregoi se si organizohet një ceremoni martese mbretërore, në të cilën morën pjesë personalitete të rëndësishme të oborreve mbretërorë botëror. Bëhet fjalë për dasmën në familjen mbretërore shqiptare mes Princit Leka dhe bukuroshes Elia Zaharia, tanimë Princeshë Elia.
Ajo u cilësua si një nga nuset më të bukura dhe në median botërore. Këto detaje të një viti më parë nga organizimi e festës çifti i ka risjellë në rrjetet sociale duke u shprehur mjaft të emocionuar për kohën që kaloi pa u kuptuar.
“Si sot një vit më pare. Në këtë përvjetor të parë të martesës, po ndaj me ju disa kujtime të gëzueshme! Falënderoj me zemër të gjithë ata që na u bashkuan dhe na dhuruan ditën më të bukur të jetës sonë” – shkruan Elia pas videos së “Valsit të lumturisë”.
Pas këtij postimi kanë vijuar postime të tjera nga çdo moment i bukur i dasmës.
Valsi i lumturisë ?
Publié par Elia Zaharia Zogu sur dimanche 8 octobre 2017