Ka shumë gjëra që ndihmojnë në zhvillimin e akneve dhe gjëja e fundit që ju dëshironi të bëni është përkeqësimi i situatës. Fatkeqësisht shumë njerëz e bëjnë këtë pa e kuptuar as vetë.
Që të shmangni gabime të ngjashme ja 5 nga zakonet e këqija që duhen shmangur, kur vjen puna te kujdesja për lëkurën.
Aknet janë shpesh të ndjeshme ndaj produkteve dhe përbërësve të ndryshëm. Sa më shumë t’i përdorni aq më shumë ka të ngjarë t’i shtoni.
Këshillë: përdorni vetëm produktet bazikë. Pastrues të butë, një toner dhe zbutës të thjeshtë. Përdorni një trajtim të veçantë për aknetë dhe përpiquni që produktet të kenë sa më pak përbërës.
Përdorimi i vazhdueshëm i produkteve të forta
Në këmbëngulje për ti zhdukur, shpesh njerëzit përdorin produkte të forta për të luftuar aknet. Fatkeqësisht shumë prej tyre, mund të shkaktojnë acarim të lëkurës, çka i shumëfishon ato.
Këshillë: Përdorni produkte të butë që ndihmojnë shërimin dhe shmangni çdo gjë agresive që promovon trajtimin e shpejtë të akneve.
Mbi-pastrimi
Shtresa e sipërme e lëkurës ruan ujin dhe vajin e nevojshëm për lëkurën. Sa më shumë ta pastroni, aq më të pambrojtur, të irrituar e lini lëkurën, çka nuk ndihmon dhe në shërimin nga aknetë.
Këshillë: Pastrim (exfoliate) j më shumë se 2 herë në javë nëse përdorni një pastrues për këtë problem.
Shtrydhja
Shtrydhja e pikave të zeza apo akneve ka shumë probleme dhe zero përfitime. Poret janë në një fazë shumë delikate, kështu që shtrydhja shkakton më shumë dëme dhe ka të ngjarë të mbetet shenjë apo të bëhet vatër infeksioni.
Këshillë: Kurdoherë që ndjeni dëshirën që ti shtrydhni, shpërqendrojeni veten me gjëra të tjera dhe “angazhojini” duart me aktivitete të tjera.
Analizimi i çdo poreje në fytyrën tuaj
Një zakon i përbashkët i atyre që kanë problem me aknetë është kontrolli i vazhdueshëm i çdo centimetri të lëkurës. Është gjëja e parë që bëjnë në mëngjes dhe e fundit në darkë. Mund të mendoni që është e dobishme rutina e kontrollit, sa ju kanë dalë, sa ju kanë ikur, por nuk është. Mbianalizimi i lëkurës mund të shkaktojë stres dhe ankth dhe këto të fundit çojnë në puçrra.
Këshillë: Vendosni një kohë të caktuar sa do të rrini në banjë, aq sa ju duhet për t’u pastruar dhe për kujdesjet e zakonshme. Nëse nuk mund t’i rezistoni tundimit për të filluar analizimin, mbuloni me peshqirë pasqyrat. /Shije