31 Janar, 2018

Peshonte 130 kg, 26-vjeçarja shpenzoi 18 mijë dollarë për t’u dukur elegante (FOTO)


Mezi po pres që të vesh bikini. Kështu është shprehur një 26-vjeçare e cila ka rënë rreth 76 kilogramë nga pesha e saj. Për të hequr 1.4 kilogramë lëkurë që i varej nga rënia drastike në peshë, Rachael Heffner shpenzoi plot 18 mijë dollarë në një ndërhyrje kirurgjikale.

Vajza nga Indianapolis, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, peshonte 130 kilogramë në një kohë kur konsumonte pije me gaz dhe “pafund” ushqime “fast food”-i.

“Daily Mail” shkruan se ajo ndryshoi tërësisht stilin e saj të jetesës dhe humbi më tepër se gjysmën e peshës së saj duke mbajtur një dietë strikte, por edhe një regjim të fortë stërvitjeje.

 

Por pavarësisht humbjes mbresëlënëse të peshës, ajo vihej në siklet për lëkurën e tepërt që ndodhej në pjesën e barkut, e për këtë arsye vendosi që t’i nënshtrohej operacionit për të kompletuar transformimin e saj.

“Për shumë njerëz, lëkura ime e tepërt përfaqësonte punën time të madhe për të rënë në peshë. Për ata ishte diçka pozitive. Por për mua ishte e turpshme. Më bënte të isha depresive. Doja të dukesha elegante, e për këtë arsye vendosa që të bëja ndërhyrjen kirurgjikale”, tha ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al