U bë 3 javë qëkur këngëtarja greke Papadopoulou Kyriaki (Marinella) pësoi një goditje në tru gjatë interpretimt në skenë.
Mirëpo ditën e sotme u dha lajmi i mirë së Marinella ka dalë nga reanimacioni dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Këngëtarja tashmë është transferuar në dhomën e spitali nga ku do të marri mjekimet e nevojshme për një kohë të mjaftueshme.
“Znj. Papadopoulou Kyriaki (Marinella) pas 21 ditësh shtrimi në Repartin e Mjekimit Intensiv të Spitalit Hygeia për shkak të një episodi të rëndë vaskular, u transferua në dhomën e spitalit për mjekime të mëtejshme ”, thuhej në njoftimin mjekësor të firmosur nga mjekët kurues Ilias K. Politakis, Ilias Andrianakis, Konstantinos Spegos.
Sipas Matina Pagonit e cila foli në emisionin “Super Katerina” ajo patjetër do të qëndrojë atje për një periudhë të gjatë kohore për t’u monitoruar nga mjekët e saj dhe gjithashtu nga fiziatrit që tashmë pritet në dhomën e spitalit për të nisur ushtrimet e nevojshme.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al