Xhensila Myrtezaj ka arritur të krijojë një familje të shëndetshme me bashkëshortin, Bes Kallakun, dhe me vajzën e tyre, Ajkën.
Mirëpo, vetë këngëtarja nuk ka pasur një fëmijëri të lehtë, pasi prindërit e saj janë divorcuar kur ajo ishte ende e vogël.
Ditën e djeshme, Xhensila ishte e pranishme në emisionin “E ardhmja është vajzë”, ku foli për herë të parë për divorcin e prindërve.
Mes emocionesh, Xhensila zbuloi se ka qenë pikërisht muzika ajo që e shpëtoi gjatë periudhës së vështirë që kaloi pas ndarjes së tyre.
“Muzika më ka shpëtuar shpirtërisht, nga ana psikologjike. Ka qenë një dhuratë e jashtëzakonshme për mua. Mami ma ka falur, edhe Zoti, sepse mami ka qenë këngëtare.
Mbaj mend që kur fikeshin dritat mami më ushtronte zërin dhe këndonim pafund bashkë. Në çdo moment ishim të dyja bashkë, përveç momentit të festës së abetares”,- tha Xhensila, duke shtuar se talentin e saj në muzikë e kishte zbuluar mësuesja e muzikës kur ka qenë në klasën e pestë.
Këngëtarja tregoi se ka një lidhje shumë të fortë me të ëmën, që shpreson ta ketë edhe ajo me Ajkën.
“Ajka është kupola e gjithçkaje. Unë kisha shumë projekte dhe plane, por sapo Ajka erdhi në jetë, erdhi në krye dhe i rrëzoi të gjitha. Kam një raport shumë të shenjtë me mamin tim dhe uroj të kem të njëjtin dhe me Ajkën. Po rritet në një familje me shumë dashuri. Besi është një baba shembullor“,- përfundoi Xhensila.
Xhensila rrëfeu shumë e prekur edhe mënyrën se si e ka kaluar Covid-19.
E para në familjen e saj që e kaloi virusin ishte Ajka. Ndërsa Xhensila humbi aftësinë për të nuhatur, ndërsa Besi kishte rezultuar negativ.
Pasi e kaluan koronavirusin në shtëpinë e tyre në Lalëz, të tre u nisën drejt Tiranës.
Por gjatë rrugës, Xhensila tha se përjetoi një goditje shumë të fortë në kraharor dhe gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua.
“Mendova se ia hodha. Gjatë kthimit nga Lalëzi, diku afër Vorës ndjej një goditje shumë të fortë në kraharor. Vajzën e kisha mbrapa në sexholino, që të dyja ishim mbrapa dhe shtrëngova Besin për një moment dhe Besi e ndjeu se çfarë kisha nga ftohtësia.
E vetmja gjë që mendova në atë moment ishte që ‘kaq ishte për mua’. Filluan të dridhura të pakontrolluara, oksigjeni iku pothuajse komplet. Jam një person që bëj një jetë shumë të shëndetshme, bëj sport, ushqehem shëndetshëm, nuk konsumoj alkool.
Jam shumë e disiplinuar dhe rigoroze dhe fatmirësisht nuk kam pasur kurrë probleme në këtë drejtim dhe u gjeta përballë një fakti që s’e kisha imagjinuar kurrë. Ne mendojmë se jemi të përjetshëm.
E vetmja gjë që më erdhi ishte ‘Zot pse pikërisht tani që kam vajzën afër, sepse Ajka është aq e rritur sa të kuptojë se ç’po ndodh përreth’.
I lutesha Zotit ‘më lër këtu, ta jetoj vajzën, Besin, mos të më humbasi mami mua ,sepse ka pasur jetë shumë të vështirë. Ka qenë një moment shumë i vështirë dhe në ato momente nuk mendoja veten por njerëzit përreth meje.
Pësova atak paniku. Por kjo më bëri më të fortë, sepse e mora jetën në kontroll dhe thash ‘do ta mund unë këtë gjë, jo ajo mua’”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al