Romanca e Pete Davidson dhe Kim duket se është miratuar tanimë edhe nga familja Kardashian.
Një burim për “E News” ka treguar se ylli i ‘Saturday Night” po qëndron mjaft i afërt me pjesën tjetër të familjes, veç romancës që ka krijuar me Kim.
Gjatë muajve që lamë pas , themeluesja e “SKIMS” dhe Pete Davidson dolën publikisht për herë të parë në public në shoqërine e njëri-tjetrit.
Burimi është shprehur se familja Kardashian “e pëlqen këtë marrëdhënie të re për Kim dhe mënyrën se si ai e trajton atë”.
Ai shton: “Ata thjesht duan që Kim të jetë e lumtur dhe ai ka arritur ta bëjë”.
Marrëdhënia e Kim me aktorin e “King of Staten Island” vjen pothuajse një vit pasi ajo paraqiti kërkesën për divorc nga Kanye “Ye” West.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al