2 Maj, 2022

Pete Davidson bën tatuazhin e ri, dedikim për Kim Kardashian dhe… fëmijët e saj


Kanye West nuk do jetë aspak i lumtur me këtë që ka bërë Pete Davidson. Kur komediani u largua nga Teatri “Fonda” në Los Angeles të premten, ai u pa me një tatuazh të ri në qafë që duket se lidhet me Kim Kardashian dhe… fëmijët e saj.

28 vjeçari kishte një tatuazh të vogël pak sipër dekoltesë së bluzës së tij të bardhë ku shkruhej “KNSCP”. Fansat e Pete dhe Kim mendojnë se ‘K’ mund të jetë për ‘Kim’ dhe katër shkronjat e tjera janë secila iniciale për një fëmijët e Kardashian. Ylli i ‘The Keeping Up With Kardashian’ ka katër fëmijë: North, Saint, Chicago dhe Psalm. Edhe pse kjo është një teori që ka qarkulluar kudo, as Davidson dhe as Kardashian nuk e kanë konfirmuar ende këtë gjë.

Kjo nuk do është hera e parë që ylli i ‘Saturday Night Live’ bën një tatuazh për të të dashurën e tij. Ai ka tatuazhuar në trupin e tij edhe fjalinë “Vajza ime është një avokate”.

Tatuazhi i ri u pa gjatë fundjavës, kur Davidson dhe Kardashian bënë debutimin e tyre në tapetin e kuq në darkën e Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë. Kim shkëlqeu me një fustan Balenciaga të mbuluar me gurë diamantësh që theksonte format e saj të famshme. Ndërkohë,Pete u shfaq me një kostum klasik të zi Prada me një këmishë të bardhë dhe një kravatë të zezë të hollë.

Dyshja u panë për herë të parë së bashku tetorin e kaluar gjatë një udhëtimi në Kaliforni. Kjo pasoi kërkesën për divorc të Kim nga Kanye West në shkurt të 2021. Kim dhe Pete u takuan për herë të parë kur ajo ishte e ftuar në Saturday Night Live në tetor, dhe ata ndanë puthjen e tyre të parë gjatë një skeçi ku imitonin Aladdin dhe Jasmine.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al