6 Mars, 2022

Pete Davidson e quan karikaturën në videoklipin “Eazy” të Kanye West “histerike”


Pete Davidson është duke u fokusuar te marrëdhënia e tij me Kim Kardashian. Disa ditë më parë Kanye West publikoi një këngë të re “Eazy” në të cilën ai shpreh se dëshiron të “vrasë Pete Davidson”. Në videon muzikore artisti shfaqet duke rrëmbyer dhe varrosur një figurë prej balte që i ngjasonte aktorit të komedisë.

Burimet kanë treguar se Pete e sheh ‘histerike’ faktin që Kanye përfshiu një version vizatimor të tij në videoklipin muzikor. Ai e ka marrë më shumë sportivitet këtë gjë sepse është kaq qesharake për të.

Gjithashtu shton se: “Pete nuk kërcënohet nga Kanye në asnjë mënyrë apo formë. Ai po e përdor këtë për t’u rritur më shumë, duke përfshirë veten dhe marrëdhënien e tij me Kim,” thotë burimi. “Aktori po e kthen të gjithë negativitetin në një gjë pozitive”.Dhe mesa duket kjo gjë po funksionon për yllin e  ‘SNL’, pasi burimi i ‘ET’ thotë se “Kim dhe Pete janë afruar më shumë nga e gjithë kjo, dhe shumë më tepër nga sa priste secili prej tyre.”

Pete është kaq i kuptueshëm dhe ka bërë një përpjekje ekstreme për të lënë mënjanë çdo emocion të tij dhe thjesht për të qenë një  krah mbështetës për Kim gjatë kësaj kohe dhe tranzicioni të vështirë. Nga ana tjetër, thuhet se “Kim nuk mund të ishte më mirënjohëse për Pete”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al