23 Maj, 2022

Pete Davidson flet për largimin nga SNL dhe nuk la pa përmendur as Kanye West me Ariana Granden


Pete Davidson bëri një rikthim emocional pas në kohë gjatë episodit të tij të fundit në ‘Saturday Night Live’.

Një ditë pasi u zbulua se komediani nuk do të kthehej në SNL sezonin e ardhshëm, Pete iu bashkua aktorëve Colin Jost dhe Michael Che në ‘Weekend Update’ më 21 maj për të reflektuar mbi udhëtimin e tij 8-vjeçar në shfaqje.

“Përshëndetje Colin, Che dhe miliona njerëz që po na shikojnë vetëm nëse unë do përmend Kanye West,” hapi segmentin Pete. Pete dhe reperi kanë patur tensione mes tyre që kur komediani filloi të takohej me ish-in e Kanye, Kim Kardashian vjeshtën e kaluar. Kur u pyet nga Colin nëse ai do të largohej vërtet nga shfaqja, Pete konfirmoi lajmin me një shaka nga Harry Potter, duke thënë: “Po njeri, Lorne [Michaels] më dhuroi aksidentalisht një çorape që të jem i lirë”.

Megjithatë, ylli i ‘King of Staten Island’ nuk la pa falënderuar krijuesin e SNL, për të cilin tha se “gjithmonë jep këshillat më të mira”. Përfshirë, sipas Pete, fejesën e tij në 2018 me Ariana Grande, të cilës dyshja i dha fund pas katër muajsh.

Nuk do ta harroj kurrë këtë: e mora kur u fejua dhe i thashë: “Lorne, sapo u fejova me Ariana Grande pas dy javësh njohje”, tregoi ai. “Dhe ai tha, “Oh! Mbaje fort se jeta jote varet nga kjo!” Në një moment prekës në fund të skeçit, Pete falënderoi kolegët që gjithmonë e kanë mbështetur  dhe lejuar të punoj dhe të rritet gjatë tetë sezoneve. “Faleminderit Lorne që nuk hoqi dorë kurrë nga unë apo nuk më gjykove edhe kur të gjithë të tjerëtmë gjykuan,” tha ai. “Dhe që më besoi dhe më lejoi të kisha një vend që mund ta quaj shtëpi me kujtimet që do të zgjasin një jetë.”

Para episodit, Pete shkroi një letër të përzemërt për fansat, të cilin shoku i tij Dave Sirus e ndau në Instagramin e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al