18 Mars, 2022

Pete Davidson nuk do të shkojë në hapësirë ​​në fluturimin e ardhshëm me Blue Origin, ja pse


Pete Davidson gati për flurimin në hapësirë? Jo kaq shpejt. Komediani ka ndryshuar planet dhe nuk do të shkojë në hapësirë.

Ylli i “Saturday Night Live” do të bënte një fluturim jashtë botës në Blue Origin të Jeff Bezos, por duket se një ndryshim i datës ka bërë që ai të heqë dorë. “Fluturimi i 20-të i New Shepard i Blue Origin është zhvendosur për të martën, më 29 mars,” shkroi Blue Origin në Twitter më 17 mars. “Pete Davidson nuk është më në gjendje të bashkohet me ekuipazhin NS-20 në këtë mision. Ne do të shpallim anëtarin e gjashtë të ekuipazhit në ditët në vijim”.

28-vjeçari ende nuk e ka folur publikisht për këtë ndryshim në plan, por është e mundur që orari i tij i ngarkuar i punës bëri që ai mos të merrte pjesë në këtë fluturim. Përveç SNL-së, ai është aktualisht në mes të xhirimeve të filmit “The Home on the East Coast” , e në fillim të kësaj jave u publikuan fotot nga shesh xhirimi.

Përpara anulimit të planit të tij, kompania njoftoi më 14 mars se Pete do të ishte pjesë e fluturimit të tyre të katërt në hapësirë, i cili fillimisht ishte caktuar të kryehej më 23 mars.

Dhe megjithëse Pete nuk do të jetë në gjendje të bëjë udhëtimin tani, CEO i “Party America” Marty Allen, filantropisti Marc Hagle dhe gruaja Sharon Hagle, profesori i Universitetit të Karolinës së Veriut Jim Kitchen, si dhe Dr. George Nield, janë ende të vendosur të hipin në fluturimi.

Spekulimet për përfshirjen e mundshme të Pete me kompaninë e Jeff Bezos filluan në janar, kur aktori dhe e dashura e tij Kim Kardashian u panë duke vizituar shtëpinë e CEO të Amazon në Los Anxhelos.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al